Twitter është duke mbyllur aplikacionin “Vine” - Business Magazine Albania

Twitter është duke mbyllur aplikacionin “Vine”


Me të ardhmen e Twitter akoma në pikëpyetje, duke vijuar me përpjekjet e dështuara në gjetjen e një blerësi dhe pushimet nga puna të shpallura kohët e fundit për 9% të fuqisë së saj punëtore, kompania njoftoi se ka mbyllur aplikacionin e saj të pavarur të videove të shkurtra, Vine.

Sipas një postimi, asgjë nuk është ndryshuar menjëherë – pasi faqja e internetit dhe aplikacionet do të qëndrojnë në internet për momentin, dhe përdoruesve do t’u jepet një shans për të shkarkuar videot e tyre Vine përpara mbylljes së saj zyrtare.

Në njoftimin e bërë nuk u dha asnjë shpjegim rreth asaj që çoi në këtë vendim, vetëm u deklarua se Twitter do të japë më shumë lajme në blogun e saj dhe nëpërmjet llogarisë zyrtare të saj në Twitter, në ditët në vijim në lidhje me atë që do të vijë më pas.

Twitter gjithashtu lajmëroi se faqja e internetit e Vine do të mbetet në internet edhe për pak kohë për arsye se kompania mendon se “është e rëndësishme që të gjithë të jenë ende në gjendje të shohin të gjitha “Vines” e pabesueshme që janë bërë.”

Megjithatë, është ende e paqartë edhe për sa kohë do të qëndrojë online.

Bashkë-themeluesi i Vine, Rus Yusupov shkruajti në Twitter:

Mos e shisni kompaninë tuaj.”

E mbështetur nga Twitter në vitin 2012, Vine u bë shumë popullor si dhe u bë aplikacioni nr 1 në iTunes App Store vetëm gjashtë muaj pas bashkimit të tyre. Në një moment, Vine kishte më shumë se 200 milionë përdorues aktivë, por ajo pati një rënie në popullaritet në muajt e fundit. Kjo pasi konkurrenca nga Instagram, Snapchat dhe YouTube e bëri mjaft të vështirë të qëndronte në treg.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0