Turizëm dhe Para! "Hagia Sophia" hyrja me pagesë, falas vetëm për turqit - Business Magazine Albania

Turizëm dhe Para! “Hagia Sophia” hyrja me pagesë, falas vetëm për turqit

Qeveria turke ka vendosur të bëjë me pagesë hyrjen në xhaminë “Hagia Sophia”. Monumenti Trashëgimisë Botërore të UNESCO do të jetë falas vetëm për qytetarët turq.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se sistemi i pagesëës do të nisë nga janari 2024 e tutje. “Po vazhdojmë me zbatimin e sistemit të menaxhimit të vizitorëve në xhaminë “Hagia Sofia”. Cilësia dhe siguria e vizitave do të rritet”, theksoi Mehmet Nuri Ersoy. Duke shpjeguar vendimin, Ersoy tha se “Xhamia e Hagia Sophia është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe turistike në botë. Ne kemi bërë disa marrëveshje për të mbrojtur këtë strukturë të rëndësishme dhe për të siguruar që vizitorët të shijojnë një përvojë më të mirë”- tha ai.  Për qytetarët turq, vizita dhe adhurimi do të jetë falas, shtoi ministri turk, duke theksuar se ky ishte rekomandimi i UNESCO-s.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0