“Mund të ketë shqetësime të Sigurisë Kombëtare në lidhje me marrëdhëniet e Google me Kinën”, tha Trump. “Nëse ka ndonjë problem, do ta kuptojmë. Unë sinqerisht shpresoj se nuk do të ketë probleme!!! “.
Ky sugjerim i paqartë duket të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të mëparshme të sipërmarrësit dhe këshilltarit të presidentit Trump, Peter Thiel, i cili sugjeroi se kompania mund të ketë qenë infiltruar nga agjentët e qeverisë kineze.
“Investitori miliarder Peter Thiel beson që Google duhet të hetohet për tradhëti. Ai e akuzon Google për bashkëpunim me Qeverinë Kineze. Një djalë i shkëlqyeshëm që e njeh këtë temë më mirë se çdokush!”, shkroi presidenti në Twitter më 16 korrik, duke theksuar se “Google duhet të hetohet për tradhti”. Ai shtoi: “Administrata do të hedhë një sy!”
Google në mënyrë të vendosur e mohoi akuzën, duke deklaruar për shtypin, “Siç edhe kemi thënë më parë, nuk punojmë me ushtrinë Kineze”.
Gjashtë minuta pas akuzës ndaj Google, ishte radha e Apple. Këtë herë, Trump theksoi shqetësimet e vazhdueshme rreth ndikimit të taksës së tij ndaj Kinës në kompanitë amerikane të teknologjisë.
“Apple nuk do të përfitojë heqje ose lehtësim të taksës për pjesët e Mac Pro, të cilat prodhohen në Kinë”- shkroi ai në Twitter. “Prodhoni ato në SHBA dhe nuk do të ketë taksë!”
Tim Cook u takua me Trump-in për të argumentuar çështjen e tij kur tarifat u njoftuan për herë të parë. Që atëherë, presidenti ka përdorur llogarinë e tij në Twitter në një përpjekje për të sqaruar vendimet e tij. “Çmimet e Apple mund të rriten për shkak të tarifave masive që ne do t’i vendosim për Kinë – por ekziston një zgjidhje e lehtë ku nuk do të kishte tatim,” shkroi ai në shtator. “Prodhoni produktet tuaja në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Kinë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto