Trendet e Marketingut Digjital për vitin 2018

Trendet e Marketingut Digjital për vitin 2018


Vetëm nëse jetoni në shpellë ka mundësi të mos jeni në kontakt me digjitalizimin. Por me ndryshimet dhe mundësitë e shumta që po ofron teknologjia kohët e fundit, marketingu digjital është bërë një aftësi që mund ta zotërojnë të gjithë.

Pyetja është: A jeni në djeni të trendeve të fundit? A po studioni mjaftueshëm për terrenin vazhdimisht të ndryshueshëm?

Ju njohim me Trendet e Marketingut Digjital, që ndikojnë në sjelljen e konsumatorit dhe që po sjellin valë të reja në suksesin e një biznesi:

#1. Çdo gjë me telefon

80% e kërkimeve “Dua të di” “Dua të bëj” bëhen me telefon.

80% e të ardhurave të Facebook Ad vjen nga Ads (reklamat) në mobile!

Për këtë nuk na nevojiten statistika që të bindemi. Shikoni veten tuaj. Cila është gjëja e parë që bëni çdo mëngjes dhe e fundit që bëni çdo natë para se të flini gjumë?  E thjeshtë! Kontrolloni mesazhet/emailin. Ku i kontrolloni? Sigurisht që në telefon.

Ne kontrollojmë mesazhet në Messenger apo WhatsApp gjatë ditës. Me raste, mund të hapim LinkedIn, Twitter apo Facebook.

Çfarë ndodh kur kërkoni për një film apo recetë? Ju hapni browserin në telefonin tuaj.

Bizneset duhet të përqafojnë teorinë “Çdo gjë me telefon” në të gjitha planet e tyre të marketingut dixhital.

#2 Chatbots

Chatbot është një program kompjuterik i cili zhvillon një bisedë audio ose me tekst. Duhet t’i keni hasur kur vizitoni një website i cili shet produkte të informacionit dixhital.

Deri në vitin 2020, 30% e bisedave tona do të realizohen përmes Chatbots.

Përdorimi i Chatbots është rritur sepse klientët nuk janë më të kënaqur me mesazhin “do t’ju kontaktojmë së shpejti”.

Studimi i Facebook IQ tregon se 56% e njerëzve preferojnë një mesazh në vend të një telefonate për shërbimin ndaj klientit.

Chatbots sjellin zhvillim të bisedës dhe ndihmojnë në zgjidhjen e menjëherëshme të problemeve të klientit.

# 3 Video

Video ka shpërthyer dhe nuk mbaron me kaq.

Facebook dhe LinkedIn po promovojnë masivisht Videoi.e. Video të krijuara brenda platformave të tyre dhe rrjedhimisht nga futja në Live.

Si biznes, Video ju ndihmon që të bëni lidhje reale me perspektivat tuaja dhe i jep më shumë vlerë klientëve tuaj ekzistues.

Asaj që do t’i rritet rëndësia është Video SEO. Google po punon për të mundësuar kërkimin për video duke përzgjedhur kështu përmbajtje nga video dhe jo thjesht titullin apo përshkrimet. Teksti për SEO do të ndryshojë në mënyrë dramatike.

#4 Marketingu me Influencer

Seth Godin ka thënë, “Njerëzit nuk blejnë produkte apo shërbime. Ata blejnë marrdhënie, histori dhe magjinë.”

Influencers (le ti quajmë Ndikuesit në shqip) janë individë të cilët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm përmes ndjekjes së tyre në rrjetet sociale.

70% e adoleshentëve që kanë një llogari në YouTube besojnë në opinionet e ndikuesve sesa të famshmit tradicionalë.

Ndikuesit ndikojnë në parimet e pëlqimit duke patur një impakt të madh te konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ndjekin çdo hap që ata bëjnë dhe madje duan të dinë si nis dhe mbyllet dita e tyre. Për momentin interesi më madh merret nga Instagram stories dhe bashkë me të edhe fitimet.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0