Tre trende të rëndësishme teknologjike nga CES 2021 - Business Magazine Albania

Tre trende të rëndësishme teknologjike nga CES 2021

trende teknologjike

Kompanitë në eventin e këtij viti zbuluan produkte, të cilat kishin për qëllim të plotësonin fokusin e konsumatorëve në komoditet dhe qëndrueshmëri.

Panairi Elektronik i Konsumatorit (CES), i cili zakonisht organizohej në Las Vegas, u mbajt virtualisht këtë vit. Paraqitja vjetore e tregtisë së tekonologjisë është një ndër forumet më të mëdha për startup-et dhe sipërmarrësit për t’u lidhur, për të parë se me ccfarë kanë qenë duke punuar konkurrentët e tyre dhe kryesisht për të shfaqur produktet e tyre më të reja.

  1. Fokusi tek shtëpitë

-“Fokusi i industrisë në këto momente është tek shtëpitë”,- thotë Brad Satz, CEO i kompanisë për aksesorë teknologjikë “Handl New York”. Këto risi të teknologjisë për shtëpi variojnë nga pajisjet e kuzhinës, që e bëjnë jetën tuaj më të lehtë deri te zgjidhjet e shëndetshme në shtëpi.

Shumë kompani në CES shfaqën produkte për përdorim shtëpiak të pajisura me inteligjencë artificiale, duke perfshirë Handy-n e Samsung, i cili përdor A.I. për të radhitur pjatat dhe robotin dezinfektues të LG-s. Integrimi i realitetit virtual ishte gjithashtu një trend, qoftë për të simuluar ambjente shkolle apo pune ose për të sjellë koncertet në shtepitë tuaja, – specifikon Erielle Tolentino, menaxherja e marketingut digjital në Hatch Duo, kompani dizenjimi produktesh.

Phoebe Yu, zëvendëspresidente e marketingut në “EyeQue”, një kompani e vetëadministruar e testeve të syve, gjithashtu vuri re në CES përhapjen e fokusit tek shtepitë.

– “ Cdo gjë, të cilën mund ta provoni në rehatinë e shtëpisë tuaj me të vërtetë po lulëzon”,- thotë ajo. “ Njerëzit janë më të predispozuar të ndërmarrin një rol aktiv nga nevoja dhe entuziazmi”.

  1. Shqetësimet mjedisore.

Praktikisht çdo kompani me emër ka plane për t’u kthyer në Carbon Neutral në të ardhmen e afërt, shpjegon Craig Meador, president i American Printing House për të verbërit, që krijon zgjidhje teknologjike  për konsumatorët me probleme në shikim. Qoftë përmes teknologjisë së qelizave të karburantit hidrogjen apo zgjidhjeve tradicionale diellore dhe të erës, të gjithë po e kuptojnë se sa më e madhe kërkesa për A.I. dhe 5G, aq më i madh impakti në klimë.

Lexo: Fotografi ndërkombëtar Rankin dhe muzikantja Stefflon Don bashkëpuntorë me Samsung në fotosesionin ikonik të realizuar tërësisht me Galaxy S21 Ultra-n e ri

Meador-i thotë:” Kur braktisni qendrat e shërbimit për shumë kohë, kjo le nje gjurmë shumë të madhe, kështu që duhet të dini si ta bëni më me zgjuarsi.”

Meader sugjeron që bizneset e vogla të mendojnë dhe të veprojnë me më shumë qëndrueshmëri, duke filluar nga menaxhimi i lëndëve të para dhe inventarit. Gjatë pandemisë ekipi i tij realizoi një analizë risku të materialeve dhe zbuloi se 60% e tyre vinin nga të njëjtat rajone të largëta. Tani ai dhe APH po punojnë për t’i siguruar materialet nga rajone të afërta.

-“ Gjurma e karbonit lidhet sërish me diversifikimin e rajoneve, nga ku materialet dhe komponentet e tyre vijnë.”

  1. Më shumë lehtësime komandat zanore

Hank Adams, themelues dhe CEO i Rise Garden, thotë se Siri i Apple ndryshoi në mënyrë drastike aftësinë e nënës së tij për të shkruar në smartphone-in e saj. Por, vështirë se është ky limiti i aplikacioneve për asistentët zanorë, inteligjentë, ai thotë:

“- Voice A.I. gjithashtu luajti një rol shumë të madh në zhvillimin e kopshteve të tij të brendshme hidroponike. Kur ai projektoi fillimisht kompaninë e tij, Adams planifikoi që produktet e Rise Garden të kontrolloheshin përmes një aplikacioni në vend që të ishin plotësisht të automatizuar.

Pas shumë konsideratash ai zbuloi se automatizimi i zërit ofron një lehtësi më të madhe. “ Nëse mundesh të japësh  një komandë thjesht nëpërmjet zërit për të shuar dritat në 20%, kjo do t’a bënte jetën shumë më të lehtë për konsumatorët. Mundet edhe të japë përgjigje të menjëhershme kur ti e pyet cilat janë nivelet e mia të ujit? “ – thotë ai.

Adam parashikon se A.I. të kontrolluara nga zëri do të vazhdojnë të bëhen më inteligjentë dhe më të aftë për të kuptuar komanda të miksuara, meqënëse A.I. po bëhet më i lehtë për t’u implementuar. Kjo do të ndihmojë në rritjen e mënyrave të aplikimit, shton Tolentino.

“- Pajisjet me komandim zëri do të jenë shumë të dobishme, jo vetëm për sigurinë në zyrat mjekësore, por edhe në të gjithë pajisjet shtëpiake, në ndihmesën me punët e shtëpise dhe detyra të tjera në vendin e punës.- thotë ajo.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0