Fotografi ndërkombëtar Rankin dhe muzikantja Stefflon Don bashkëpuntorë me Samsung në fotosesionin ikonik të realizuar tërësisht me Galaxy S21 Ultra-n e ri - Business Magazine Albania

Fotografi ndërkombëtar Rankin dhe muzikantja Stefflon Don bashkëpuntorë me Samsung në fotosesionin ikonik të realizuar tërësisht me Galaxy S21 Ultra-n e ri

Samsung

Samsung Electronics zbuloi  një galeri me përmbajtje vizuale, të shkrepura tërësisht me Samsung Galaxy S21 Ultra të ri, nga fotografi i njohur ndërkombëtar Rankin. Në këtë eksperiencë  Samsung dhe Rankin bashkëpunojnë me reperen, këngëtaren dhe tekstshkruesen britanike Stefflon Don, në një fotosesion në ndër të femrave ikonike të viteve 80 – ato që frymëzuan muzikante si Stefflon Don, transformuan kulturën dhe hapën rrugën për një të ri brez vizionarësh.

Duke kombinuar frymën e viteve ’80 me energjinë e mediave të sotme sociale, Rankin dhe Stefflon Don kanë ri-imagjinuar një epokë të përjetshme me fotografi, video dhe përmbajtje për Instagram dhe TikTok. Ngjyrat, stili dhe estetika e xhirimit, u shndërruan përmes lenteve të ngushta të Samsung Galaxy S21 Ultra.

Një pajisje që shtyn kufijtë e asaj që një smartphone mund të bëjë, Galaxy S21 Ultra lejoi Rankin dhe Stefflon Don të kanalizojnë një nivel të ri të krijimtarisë dhe shprehjes për ta ndarë me audiencat në mediat sociale. Mediat sociale po drejtojnë një formë të re arti, ekziston një brez i tërë i përdoruesve të mediave sociale të interesuar të krijojnë, angazhohen dhe shikojnë përvoja të ndryshme në pajisjet e tyre celular. Në këtë projekt shohim Rankin të përqafojë  këtë trend duke përdorur pajisjen e fuqishme Galaxy për të krijuar përmbajtje transformuese.

Rankin pohon “Procesi im krijues është i rrënjosur në eksplorimin e teknikave dhe metodave të reja për të krijuar përmbajtje revolucionare. Duke punuar me Stefflon Don, Samsung dhe Galaxy S21 Ultra, pata mundësinë të kanalizoja një lloj të ri krijimtarie ndërsa ende i qëndroja besnik etikës sime. Unë po bëja atë që dua, pikërisht me një smartphone – duke krijuar, xhiruar, redaktuar dhe prodhuar përmbajtje të përshtatshme për shoqërinë, në një lëvizje që e diversifikoi punën time përtej asaj që imagjinoja se ishte e mundur. Unë jam gjithashtu me të vërtetë krenar që ne mund të nderonim legjendat frymëzuese të viteve 80, të cilët shprehën lirisht individualitetin e tyre dhe vazhdojnë të frymëzojnë brezin e ri të sotëm.”

Stefflon Don shtoi gjithashtu: “Artistët e viteve ’80 hapën rrugën që muzikantët si unë të kishin sukses – ka qenë një mundësi fantastike për të punuar me Samsung dhe Rankin për të nderuar stilin dhe energjinë e tyre të mahnitshme.”

Lexo: Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021

Duke përdorur kamerën e përparuar pro-grade të Galaxy S21 Ultra dhe tiparin 8K Video Snap, Rankin ishte lehtësisht në gjendje të shkrepte fotografi me rezolucion të lartë nga pamjet video 8K, kështu që çdo detaj i gjallë në xhirim u kap në një galeri fotografish dhe videosh që të shpërndahen lehtësisht në kanalet sociale. Drejtori i ri i Pamjes la Rankin të shohë dhe zgjedhë fotografitë më të mira për të mishëruar plotësisht pamjen dhe ndjesinë e viteve ’80. Ai ishte në gjendje të realizonte video me kamerat e përparme dhe të pasme në të njëjtën kohë për reagime në kohë reale me Vlogger View, dhe të shikonte paraprakisht ose të ndryshonte këndin, ta zmadhonte ose të kapte në një kend më të gjerë, muzën e tij Stefflon Don pa humbur asnjë veprim me Thumbnails Live. Plus, veçoria 100x Zoom Space lejoi disa shkrepje lozonjare, më të afërta dhe më të qëndrueshme në të gjithë fotosesionin.

Galaxy S21 Ultra është kapitulli më i ri në trashëgiminë e kësaj dekade të serisë Galaxy S të ofrimit të përvojës më të përparuar të lëvizshme. Seria vjen në tre modele për t’iu përshtatur stileve të jetës. Galaxy S21 dhe Galaxy S21+ ofrojnë përvojat më të fundit kryesore për t’ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga çdo moment. Dhe Galaxy S21 Ultra vjen me teknologjinë më të mirë për njerëzit që duan përvojën dhe kërkesën maksimale,  të jenë një hap përpara.

Me dizajnin e tij të ri të guximshëm dhe ikonik, aftësitë e kamerës dhe videove pro-grade, përvojën premium të shikimit dhe përvojat e fuqishme të lidhjes, Galaxy S21 është telefoni inteligjent që ndryshon gjithçka, për t’i bërë momentet tuaja të përditshme epike.

Me pajisje si Samsung Galaxy S21 dhe fuqinë e mediave sociale, gjeneratat do të vazhdojnë të shprehin individualitetin e tyre, duke zbuluar dhe fuqizuar brezat para dhe pas tyre.

Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë  për Galaxy S21 Ultra (12/128GB) është ALL 153,999. Për më shumë informacion rreth porosive paraprake, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-s21/

Porosisni tani brenda afatit nga 14.1.2021 deri më 28.1.2021* Samsung GalaxyS21 Ultra 5G dhe do të merrni dy dhurata: Samsung SmartTag dhe kufjet e reja Samsung Galaxy Buds Pro.

*ose deri në përfundimin e stokut të Samsung SmartTag ose Galaxy Buds Pro

Për më shumë informacion në lidhje me Serinë Galaxy S21, ju lutemi vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s21-ultra-5g/. Për të mësuar më shumë rreth Galaxy S21 dhe S21 +, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s21-5g/.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Rreth Rankin

Rankin është një fotograf, botues dhe regjisor britanik. Me një portofol te pasur duke filluar nga portretizimi në dokumentare, ai ka xhiruar The Rolling Stones, David Bowie, Kate Moss, Kendall Jenner dhe The Queen për të përmendur vetëm disa. Rankin bashkë-themeloi revistën kryesore Dazed & Confused me Jefferson Hack në 1992 dhe që prej asaj kohe ka botuar  të tjerë si AnOther dhe AnOther Man, së bashku me mbi 40 libra dhe platformën dixhitale të modës, kulturës dhe lifestyle,  Hunger.

Lexo: Llogari bankare krejtësisht online falë platformës My Raiffeisen.al

Fotografitë e tij janë botuar kudo, nga publikimet e tij personale deri te Elle, Vogue, Esquire, GQ, Rolling Stone dhe Wonderland dhe janë ekspozuar në galeritë kudo nëpër botë, duke përfshirë MoMA, New York dhe Muzeun Victoria & Albert, London. Si regjisor, përmes emrit Rankin Film, ai ka krijuar fushata për Nike, L’Oreal, Dove, Pantene, Diageo, Women Aid dhe Comic Relief së bashku me videot muzikore për, ndër të tjera, Miley Cyrus, Rita Ora dhe Kelis. I patrembur pas lenteve, pamjet e Rankin janë rrënjosur në ikonografinë bashkëkohore. Rankin jeton në Londër me gruan e tij Tuuli dhe katër qentë e tyre, Tombi, Pickle, Beans dhe Squidge.

Rreth Stefflon Don

Stefflon Don – emri i vërtetë Stephanie Allen, është një repere, këngëtare dhe tekstshkruese britanik e vlerësuar nga kritikët. Ngjitja e saj në skenën e repit në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi stuhi në industri, duke u listuar në top 10 në listat e MB dhe duke u shfaqur në top listat e Billboard, që nga ajo kohë Steff ka qenë një artiste vetëm në rritje. E lindur në Birmingham nga prindër xhamajkanë, ajo u zhvendos në Holandë në moshën 4 vjeç, ku mësoi rrjedhshëm  gjuhën holandeze dhe u kthye në Londër në moshën 14 vjeç për të filluar udhëtimin e saj në muzikë në 2015 duke punuar së bashku me reperët britanikë Lethal Bizzle dhe Sneakbo. Trashëgimia xhamajkane e Steff ndikon në tingullin e saj dallues dhe ajo gjithashtu mbështetet në referencat spanjolle, afrikane dhe portugeze në muzikën e saj. Jo shumë kohë pasi u njoh nga BBC’s Sound of 2017, ajo mori famë të gjerë pasi single i saj debutues “Hurtin Me” me French Montana arriti në top 10 në UK Singles Chart dhe u mori çmim platin në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka vazhduar të njihet dhe të pëlqehet botërisht që nga ajo kohë, me  ndjekës global dhe besnik brenda SH.B.A., Amerikës së Jugut, Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës, duke rezultuar me klikime kolosale 2.3 miliardë në Apple Music, 444 milion shikime në Vevo, 1.2 milion abonentë në YouTube dhe 2.5 milion ndjekës në Instagram. Stefflon Don ka vazhduar të arrijë një audiencë globale, duke patur sukses në SH.B.A. Steff ishte reperja e parë britanik që është paraqitur në Rap Caviar; në 2019 ajo u citua si një udhëheqëse në fushën e saj nga Forbes 30 Nën 30; ajo ka fituar çmime duke përfshirë Femrën më të Mirë në Çmimet MOBO dhe gjithashtu Artisten e Re më të Mirë në NME Awards. Lista e bashkëpunëtorëve të saj përfshin ikona globale: Drake, Lil Kim, Skepta, Mariah Carey, Sean Paul.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0