Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021 - Business Magazine Albania

Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021

Samsung

Samsung përmirëson përvojën në shtëpi me produkte si Samsung Bespoke 4-Door Flex,

110 inç MICRO LED dhe JetBot 90 AI+. Duke vazhduar përpjekjet e qëndrueshmërisë, Samsung njofton Galaxy Upcycling në Shtëpi dhe zgjerimin e eko-paketimit për televizorët në 2021

Samsung Electronics ndau vizionin e tij për të ardhmen në Consumer Electronics Show 2021 (CES). Kompania prezantoi produkte të reja në konferencën e saj virtuale për shtyp, duke treguar sesi po vazhdon të rinovojë duke krijuar zgjidhje që janë fleksibile, të lidhura në mënyrë inteligjente dhe që përdorin AI për të kuptuar kontekstin dhe për ta bërë jetën e përditshme pa probleme.

“Bota jonë duket ndryshe dhe shumë prej jush janë përballur me një realitet të ri – një, ku ndër të tjera, shtëpia juaj ka marrë një rëndësi më të madhe,” tha Sebastian Seung, Presidenti dhe Drejtori i Samsung Research, qendra e përparuar e Kërkimit dhe Zhvillimit të ndërmarrjes që drejton zhvillimin e teknologjive të ardhshme për Samsung Electronics ‘SET (produktet përfundimtare), duke adresuar përpjekjet e kompanisë për të rritur përvojën e teknologjisë në shtëpi. “Risitë tona janë krijuar për të siguruar përvoja më personale dhe më intuitive që shprehin personalitetin tuaj. Ne i jemi futur punës për t’ju sjellë inovacionin e gjeneratës së ardhshme, me AI si mundësimin kryesor, për të një nesërme më të mirë. ”

Lexo: Samsung lançon SmartThings Find, një mënyrë të re për të gjetur shpejt dhe lehtë pajisjet Galaxy

Krijimi i Përvojave Përdoruese më Intime dhe të Personalizuara

Teksa njerëzit kaluan më shumë kohë në shtëpi vitin e kaluar, teknologjia që ata donin u bë teknologjia e nevojshme. Duke u mbështetur në atë teknologji, njerëzit kuptuan shumë mënyra se si zgjidhjet e lidhura mund ta bënin jetën më të lehtë. Televizorët ishin jetësore për argëtim – dhe nganjëherë, për palestër. Chromebook-et u bënë mjete thelbësore për të mësuar në shtëpi. Frigoriferët inteligjentë ndihmuan në blerjen në distancë dhe përgatitjen e vaktit. Telefonat inteligjentë ishin të domosdoshëm.

Investimet e vazhdueshme të Samsung në inovacione që përshtaten me mënyrat e jetesës në zhvillim i japin mundësi kompanisë të ecë në hap me ndryshimet e shpejta. Inovacionet kryesore të zbuluara përfshijnë:

  • Samsung Bespoke 4-Door Flex: Versioni i fundit i frigoriferit Bespoke përmban panele të ndryshueshme që vijnë me një zgjedhje ngjyrash dhe materialesh që e bënë origjinalin një sukses, duke i lejuar konsumatorët të përshtasin frigoriferin e tyre për formën dhe funksionin që dëshirojnë. Modeli i ri 4-Door, i disponueshëm në Amerikën e Veriut këtë pranverë, gjithashtu përfshin një Beverage Center™ fringo të ri, i cili jep akses të shpejtë në një dispenser uji dhe mbushës automatik. Samsung Bespoke 4-Door Flex gjithashtu vjen i pajisur me një Makinë Dual Auto Ice Maker që bën jo vetëm akull të rregullt në kubikë, por edhe përmasa më të vogla për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme për pijet e ftohta.
  • MICRO LED 110 inç: Ky ekran i ri përmban LED inorganik të vetë-ndezur me një dizajn minimalist dhe pothuajse pa kornizë të Ekranit Infinity që i bashkohet pa ndërprerje hapësirës së jetesës. Rezultati është një përvojë shikimi gjithëpërfshirëse spektakolare me një cilësi mahnitëse të fotos. MICRO LED 110 inç gjithashtu shton “4Vue” (Quad View), një mundësi shikimi me katër drejtime – kështu që të mund të shikoni më shumë ndeshje në të njëjtën kohë, ose të transmetoni një tutorial ndërsa luani një lojë video. Gjithashtu, për konsumatorët amerikanë, më shumë se 160 kanale falas janë në dispozicion përmes Samsung TV Plus. MICRO LED do të shfaqet globalisht duke filluar nga kjo pranverë.
  • Televizorët Lifestyle: Formacioni më i mirë i televizorëve Lifestyle të Samsung përfshin The Serif, The Frame, The Sero dhe The Terrace — një televizor për ambjentet e jashtme 4K QLED i lançuar së fundmi – si dhe Samsung The Premiere, një projektor lazer 4K me cilësi kinematografike.
  • SmartThings Cooking: Një shërbim i ri nga Samsung SmartThings është krijuar për ta bërë udhëtimin tuaj kulinar më të lehtë. Një Planifikues Automatik i Ushqimit i mundësuar nga Whisk’s Food AI rekomandon vaktet për tërë javën, bën listat e blerjeve me përbërësit që ju nevojiten dhe lidhet me shitësit e ushqimeve për blerjet me një ndalesë direkt nga frigoriferi Family Hub or ose ekrani i celularit. Udhëzimet e recetave mund të dërgohen drejtpërdrejt në pajisjet e sinkronizuara të gatimit Samsung për të minimizuar problemet dhe gabimet.
  • Samsung Health Smart Trainer në televizorët Samsung 2021: Samsung Health transformon pa probleme shtëpinë në një palestër personale dhe tipari i ri Smart Trainer, gjurmon dhe analizon qëndrimin në kohë reale, ashtu si një trajner personal. Gjatë dhe pas stërvitjes, Smart Trainer ofron reagime mbi formën, ju ndihmon të numëroni setet tuaja dhe vlerëson kaloritë e djegura. Me video dhe trajnim ndërveprues përmes kontrollit zanor të mundësuar nga Bixby, Samsung Health Smart Trainer ngre dhe personalizon përvojën e stërvitjes në shtëpi.

Përdorimi i AI dhe Robotëve në jetën e përditshme, duke përfshirë ruajtjen e shtëpisë

Samsung ka kohë që është në krye të inovacionit të AI dhe robotikës, duke shfrytëzuar shtatë qendrat e tij globale të kërkimit të AI për të përparuar teknologjinë. Duke sjellë AI në produktet e tij, Samsung po krijon përvoja të reja në shtëpi – nga makinat larëse që optimizojnë përdorimin e ujit, detergjenteve dhe ciklet e larjes, te televizorët me një Procesor Quantum AI që mund të pasqyrojë përmbajtjen HD në një rezolucion të pacënuar 8K.

Teknologjitë kryesore të paraqitura gjatë konferencës për shtyp të Samsung përfshijnë sa vijon:

  • JetBot 90 AI+: Kjo fshesë me korrent përdor teknologjinë e njohjes së objektit për të identifikuar dhe klasifikuar objektet për të vendosur rrugën më të mirë të pastrimit. Sensorët LiDAR dhe 3D lejojnë që JetBot 90 AI+ të shmangë kabllot dhe objektet e vogla, teksa pastron edhe qoshet e vështira për t’u arritur në shtëpinë tuaj. Pajisur gjithashtu me një aparat fotografik, JetBot 90 AI+ është i integruar me aplikacionin SmartThings për t’ju ndihmuar në monitorimin e shtëpisë.
  • Samsung Bot™ Care: Zhvillimi i fundit në formacionin në rritje të robotikës së Samsung, Samsung Bot™ Care është dizajnuar të përdorë AI për të njohur dhe për t’ju përgjigjur sjelljes tuaj. Ai do të jetë në gjendje të veprojë si një asistent robot dhe si shoqërues, duke ndihmuar të kujdeseni për detajet në jetën tuaj. Ai gjithashtu do të mësojë orarin dhe rutinat tuaja dhe do t’ju dërgojë kujtesa për t’ju ndihmuar të navigoni ditën tuaj të zënë.
  • Samsung Bot™ Handy: Gjithashtu në zhvillim, Samsung Bot Handy do të mbështetet në AI të përparuar për të njohur dhe marrë objekte me madhësi, formë dhe pesha të ndryshme, duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë. Samsung Bot™ Handy do të jetë në gjendje dallojë midis përbërjes materiale të objekteve të ndryshme, duke përdorur sasinë e duhur të forcës për të kapur dhe lëvizur mes sendeve shtëpiake dhe objekteve, duke punuar si partneri juaj i besuar për të ndihmuar në punët e shtëpisë.

Duke parë të ardhmen, Samsung po zhvillon edhe aplikime të tjera të prekshme të teknologjive AI për jetën e përditshme. Samsung po vazhdon të ndërtojë Samsung Bot™ Retail, i cili do të udhëzojë përdoruesit jashtë shtëpisë në ambiente komerciale dhe GEMS, ekzoskeletoni i Samsung i përqendruar te shëndeti si ndihmës i lëvizjes. Këto risi lejojnë që robotët dhe pajisjet robotike të bashkëjetojnë me njerëzit, duke përmirësuar jetën e tyre dhe duke furnizuar një shumëllojshmëri stilesh jetese dhe mjedisesh të ndryshme.

Teknologji për një të Ardhme më të Mirë

Samsung mbylli konferencën e tij për shtyp CES 2021 duke ndarë më shumë mbi vizionin e markës se si teknologjia mund të mundësojë përparim dhe të krijojë një të nesërme më të mirë për të gjithë. Samsung beson se nuk ka një zgjidhje të vetme gjithëpërfshirëse; një e ardhme e qëndrueshme kërkon investime në një spektër të gjerë. Kjo është arsyeja pse Samsung është përqendruar në tre fusha kryesore që përfitojnë më shumë nga inovacioni teknologjik: qëndrueshmëria, arsimi dhe aksesi.

“Në Samsung, ne gjithmonë jemi duke kërkuar mënyra për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të qëndrueshme”, tha Sandeep Rana, Menaxher i Lartë, Specialist i Qëndrueshmërisë së Mjedisit në Samsung, i cili ndau mesazhin e qëndrueshmërisë së Samsung në konferencën për shtyp. “Me fokus te mjedisi, njerëzit dhe shoqëriaa, ne do të vazhdojmë t’u sigurojmë konsumatorëve tanë mjete dhe teknologji të përgjegjshme për të adresuar sfidat tona sot dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Si pjesë e angazhimit të tij për krijimin e një ekonomie qarkulluese, Samsung po zhvillon programe dhe zgjidhje paketimi që promovojnë një cikël jetësor të qëndrueshëm të produktit – nga fillimi në fund:

  • Galaxy Upcycling at Home: Në këtë event, Samsung njoftoi një azhurnim të programit të tij të quajtur Galaxy Upcycling at Home. Programi i ri rimagjinon ciklin e jetës së një telefoni të vjetër Galaxy dhe u ofron konsumatorëve mundësi se si mund të jenë në gjendje të ripërdorin pajisjen e tyre për të krijuar një larmi mjetesh IoT të përshtatshme.
  • TV Eco Packaging: Për më tepër, Samsung njoftoi se eko-paketimi i tij do të zgjerohet në QLED, TV UHD, monitor dhe produkte audio në 2021. Si pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm ndaj eko-ndërgjegjes, Samsung po krijon produkte dhe zgjidhje me në qendër qëndrueshmërinë. Për shembull, telekomanda e re Solar Cell Remote Control Samsung – e bërë pjesërisht me plastikë të ricikluar – mund të karikohet përmes ndriçimit diellor ose të brendshëm, duke zvogëluar humbjen e baterisë.

Duke besuar se gjeneratat e ardhshme do të luajnë një rol kritik në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, Samsung gjithashtu i ka dhënë përparësi edukimit teknologjik përmes Samsung Solve for Tomorrow, i cili inkurajon të rinjtë të përdorin në mënyrë krijuese teknologjinë për të zgjidhur sfidat e komunitetit, dhe Samsung Innovation Campus, i cili ndihmon studentët të zhvillojnë aftësitë teknike dhe personale për profesionet e ardhshme.

Samsung gjithashtu theksoi në event se si po i bën produktet e tij edhe më përfshirëse dhe të arritshme për të gjithë. Aplikacioni SeeColors është krijuar për të ndihmuar ata që kanë mungesë të shikimit me ngjyra (CVD) për të rregulluar cilësimet në televizorin e tyre QLED 2021 për një përvojë më të mirë shikimi dhe tipari Sign Language Zoom siguron që të gjithë, pavarësisht nga aftësia, të mund të shijojnë lehtësisht teknologjinë novatore.

Së fundmi, duke kuptuar se sa sfiduese mund të jetë vendosja e një ekuilibri midis jetës sonë dixhitale dhe analoge, Samsung prezantoi funksionin Digital Wellbeing, i projektuar për të ndihmuar njerëzit të marrin kontrollin dhe të menaxhojnë kohën e tyre dixhitale – në mënyrë që ata të përdorin teknologjinë për të përmirësuar jetën dhe për të fuqizuar veten.

Për më shumë informacion, imazhe ose video mbi produktet e Samsung të shpallura në CES 2021, ju lutem vizitoni http://news.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0