Samsung lançon SmartThings Find, një mënyrë të re për të gjetur shpejt dhe lehtë pajisjet Galaxy - Business Magazine Albania

Samsung lançon SmartThings Find, një mënyrë të re për të gjetur shpejt dhe lehtë pajisjet Galaxy

Samsung lançon SmartThings Find, një mënyrë të re për të gjetur shpejt dhe lehtë pajisjet tuaja Galaxy

Samsung Electronics shpalli sot lançimin e SmartThings Find, një shërbim të ri që ju ndihmon të lokalizoni shpejt dhe me lehtësi pajisjet Galaxy. Pasi 6 milion përdorues në të gjithë Korenë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A u regjistruan për akses të hershëm të shërbimit, SmartThings Find është gati për një lançim global në pajisjet me sistem Android 8 ose më të ri.

SmartThings Find përdor Teknologjitë Bluetooth me Energji të Ulët (BLE) dhe me brez ultra të gjerë (UWB) për të ndihmuar njerëzit të gjejnë telefonat inteligjentë Galaxy, tabletët, orët inteligjente dhe kufjet.

“Duke shfrytëzuar teknologjinë më të fundit BLE dhe UWB, SmartThings Find do ta bëjë jetën tuaj më pak stresuese kur bëhet fjalë për kërkimin e pajisjeve të humbura Galaxy,” tha Jaeyeon Jung, Zv. President dhe Kreu i Ekipit SmartThings, në Departamentin e Telekomunikacionit në Samsung Electronics. “Me avantazhin e shtuar të përdorimit të AR⁶ së bashku me hartat dhe tingujt për t’ju drejtuar përsëri tek pajisjet tuaja, SmartThings Find është një zgjidhje e thjeshtë vizuale që do t’ju ndihmojë të lokalizoni lehtësisht pajisjet tuaja të preferuara. Ky është vetëm një shembull i përvojave të reja domethënëse që teknologjia UWB do t’u sjellë njerëzve në të gjithë botën në pajisjet e tyre”.

Gjeni me Lehtësi më Shumë nga Pajisjet Tuaja

Pas përfundimit të një procesi të shpejtë regjistrimi, përdoruesit e SmartThings mund të gjejnë lehtësisht pajisjet e tyre Galaxy — nga telefonat inteligjentë, tabletët dhe orët inteligjente, deri tek secila prej kufjeve individuale. Nëse ju bie Galaxy Note20 Ultra prapa divanit, apo nuk mund të kujtoni se ku i keni fshehur kufjet Galaxy Buds Live, ose nëse keni lënë orën tuaj Galaxy Watch3 në një vend aq të sigurt sa nuk mund ta gjeni më, shërbimi SmartThings Find do t’ju ndihmojë të mbani më të sigurta pajisjet tuaja Galaxy përmes aplikacionit të lehtë për t’u përdorur, SmartThings.

Lexo:Zgjidhni një smartphone premium Samsung dhe merrni një orë inteligjente dhuratë

Jashtë Linje nuk do të Thotë “Jashtë Rrjetit”

Me shërbimin SmartThings Find, ju mund ta lokalizoni lehtësisht pajisjen që ju mungon edhe nëse është jashtë linje. ⁷ Kjo për shkak se përdoruesit e SmartThings tani mund të zgjedhin të përdorin në mënyrë të sigurt smartphone ose tabletin e tyre Galaxy për të ndihmuar të tjerët të lokalizojnë pajisjet e tyre të humbura. Kur një pajisje është jashtë linje për 30 minuta, ajo prodhon një sinjal BLE që mund të njihet nga pajisjet e tjera. Nëse e raportoni pajisjen tuaj si të humbur përmes SmartThings Find, çdo smartphone ose tabletë Galaxy afër që po ndihmon në gjetjen e pajisjes së humbur mund njoftojë serverin e Samsung për vendndodhjen e tij, i cili nga ana tjetër do t’ju njoftojë. Të gjithë të dhënat e përdoruesve të SmartThings Find janë të koduara dhe të mbrojtura në mënyrë të sigurt, duke siguruar që vendndodhja e pajisjes të mos zbulohet nga askush përveç pronarit të tij.

Gjeni Galaxy-në Tuaj më Shpejt me Udhëzime më të Hollësishme

Lokalizimi i pajisjes suaj të humbur është më i lehtë se kurrë me udhëzimet e integruara të hartës dhe aftësinë për t’i “rënë ziles” së pajisjes së humbur, për ta gjetur atë më shpejt. Kur humbisni një pajisje, thjesht mund të hapni SmartThings Find në telefonin tuaj inteligjent ose tablet dhe zgjidhni pajisjen që dëshironi të lokalizoni. Telefoni juaj do t’ju tregojë vendndodhjen e saktë të pajisjes tuaj në një hartë. Kur të jeni afër pajisjes suaj, mund të zgjidhni që pajisja juaj të “bjerë” ose ta lokalizoni atë duke përdorur funksionin “Kërko Pranë” të bazuar në AR ⁶, i cili shfaq grafikë me ngjyra që rriten në intensitet kur jeni duke iu afruar pajisjes tuaj.

Samsung lançon SmartThings Find, një mënyrë të re për të gjetur shpejt dhe lehtë pajisjet tuaja Galaxy

 Disponueshmëria

Duke filluar nga sot, një azhornim i ri i softuerit për aplikacionin SmartThings do të lëshohet për smartphone-t Galaxy dhe tabletat që përdorin Android 8 ose më të rinj, në të gjithë botën¹. Pas kësaj, përdoruesit mund të kenë qasje në shërbimin SmartThings Find duke prekur banerin në fund të ekranit në Aplikacionin SmartThings. Përveç kësaj, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Samsung do t’i zgjerojë më tej këto aftësi në gjurmimin e etiketave, të cilat do të ndihmojnë përdoruesit të lokalizojnë artikujt e tyre të preferuar, jo vetëm për pajisjet Galaxy, por edhe për të tjerët gjithashtu.

“Ne jemi të emocionuar që gjithashtu po punojmë ngushtë me kompanitë lider në hapësirën e gjetjeve të artikujve, që ta shtrijmë më gjerë këtë përvojë dhe t’ju mundësojmë të gjeni më shumë nga gjërat që ju interesojnë më shumë,” tha Jaeyeon Jung, “Shpresojmë të ndajmë më shumë informacion së shpejti.”

Lexo:Samsung Galaxy S20 FE: Veçoritë e preferuara të fansave me një çmim të arritshëm

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjke.

¹ Disponueshmëria mund të ndryshojë nga tregu dhe transportuesi.

² Disponohen në telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy me Android 8 ose më vonë, pajisjet Galaxy Watch me sistemin Tizen 5.5 ose më vonë dhe Galaxy Buds + dhe Galaxy Buds Live.

³ Nga 28 tetor 2020, numri i përdoruesve të regjistruar tejkaloi 6 milion, që është rezultat i një programi dy mujor i aksesit të hershëm në Kore, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sh.B.A.-të.

⁴ Aftësitë për gjetjen e BLE janë të disponueshme në telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy, që operojnë me sistemin Android 8 ose më vonë; pajisjet Galaxy Watch që operojnë me sistemin Tizen 5.5 ose më vonë; dhe Galaxy Buds + dhe Galaxy Buds Live.

⁵ Karakteristika UWB është e disponueshme në Galaxy Note20 Ultra dhe Galaxy Z Fold2.

⁶ Disponohet vetëm në pajisjet që mbështesin UWB.

⁷ Një pajisje është “jashtë linje” kur shkëputet nga një rrjet celular, ose në rastin e aksesorëve Galaxy, nëse kanë shkëputur lidhjen nga smartphone-i juaj Galaxy.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0