Zgjidhni një smartphone premium Samsung dhe merrni një orë inteligjente dhuratë

Zgjidhni një smartphone premium Samsung dhe merrni një orë inteligjente dhuratë

Galaxy

Me blerjen e një prej pajisjeve kryesore Samsung Galaxy, ju do të merrni një dhuratë Galaxy Watch 46mm. Oferta është e vlefshme nga 22 tetori deri më 22 nëntor, ose derisa stoku të mbarojë.

Teksa disa tashmë kanë përgatitur një listë blerjesh për dhurata për të dashurit e tyre, të tjerët si çdo vit duket se kanë të njëjtat dyshime. Çfarë t’i dhurojmë prindërve, motrës, vëllait, mikut apo të dashurit? Të gjithë duam që dhurata të jetë funksionale dhe e bukur, dhe t’i sjellë një buzëqeshje fytyrës së personit që po ia dhurojmë.

Po sikur të kishit mundësinë të shpërblenit veten, por edhe një të afërm? Kjo është e mundur falë promocionit të Samsung. Të gjithë përdoruesit privatë dhe të biznesit që blejnë një nga pajisjet Samsung Galaxy në periudhën promovuese nga 22 Tetor deri më 22 Nëntor 2020, ose derisa stoku të mbarojë – Samsung S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra, Note20, Note20 Ultra, Z Flip ose Z Fold2 nga shitësit e autorizuar të Samsung, do të marrin një Galaxy Watch të bukur 46 mm si dhuratë. E përsosur, apo jo?

Galaxy Watch

Përveçse keni një dhuratë të këndshme për të afërmin tuaj, ju gjithashtu do t’i inkurajoni ata të kujdesen më mirë për veten dhe shëndetin e tyre. Galaxy Watch 46mm vjen me një ekran AMOLED të rrumbullakët dhe një unazë aktive. Ekrani karakterizohet nga mprehtësia e jashtëzakonshme, kontrasti, lexueshmëria në një kënd edhe jashtë, ndërsa unaza, përveç navigimit, ka edhe një funksion mbrojtës dhe mbron ekranin nga goditjet. Avantazhi i kësaj ore inteligjente është gjithashtu një bateri e fortë që mund të zgjasë deri në 4 ose 5 ditë me një karikim të vetëm.

Zgjidhni smartphone-in tuaj ideal Samsung

Telefonat inteligjentë nga seritë Note dhe S njihen prej vitesh si pajisje që po shtyjnë kufijtë e përvojës së përdoruesit për më mirë. Seria Note20 është ideale për përdoruesit e biznesit, jeta e përditshme e të cilëve kërkon një smartphone të fuqishëm në të cilin me ndihmën e S Pen ata mund të mbajnë shënime, të shkruajnë ide dhe të rrisin produktivitetin personal. Në të kundërt, seria S20 është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë llojet artistike urbane që duan të shfrytëzojnë maksimalisht smartphone-in e tyre – kamera të fundit, opsione multimediale për të shijuar përmbajtjet më shumë dhe më lehtë.

Këtë vit Samsung ka përgatitur risi të papara për të gjithë përdoruesit e smartphone-ve për sa i përket dizajnit dhe shumëfunksionalitetit. Galaxy Z Flip karakterizohet nga dizajni i tij kompakt si një pajisje moderne e palosshme me dimensione të vogla dhe qëndrueshmëri të lartë, së bashku me të gjitha funksionet e tjera për t’i mbajtur përdoruesit gjithnjë në modë. Galaxy Z Fold 2 është një smartphone që me të drejtë mban titullin si një nga produktet më inovative të Samsung. Është një pajisje që përputhet në mënyrë të përkryer me përvojën e një smartphone të palosshëm, me një ekran të jashtëm të madh, të gjerë dhe standard. Të dy ekranet janë të përshtatshme për shikimin e pandërprerë të përmbajtjes dhe përdorimin e aplikacioneve të preferuara. Kalimi nga një ekran në tjetrin është i mundur pa ndërprerë shikimin e përmbajtjes së zgjedhur.

Përfitoni nga promocioni i veçantë deri më 22 nëntor 2020, ose derisa stoku të mbarojë. Blini një nga pajisjet Galaxy dhe merrni një dhuratë të bukur Galaxy Watch 46 mm. Për më shumë informacion, vizitoni http://www.samsung.com/al/offer/good-decision-promo/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0