Trajnim: “Shërbimi & Kujdesi Ndaj Klientit” - Business Magazine Albania

Trajnim: “Shërbimi & Kujdesi Ndaj Klientit”


Lektore:      Znj. Elda Gjoka

Data:          22-23-24  Nëntor 2017

Orari:         16:00- 20:00

Trajnimi për “Shërbimin & Kujdesin Ndaj Klientit” i referohet mësimit të punonjësit të njohurive, aftësive dhe kompetencave të nevojshme për rritjen e kujdesit ndaj klientit.

Komunikimi Efektiv dhe Kujdesi ndaj Klientit është thelbësor në çdo kompani. Për të qenë të suksesshëm në çdo rol, duhet që punonjësit të kuptojnë veten e tyre dhe të tjerët dhe të dinë se si të ndërtojnë dhe të mirëmbajnë një marrëdhënie efektive me klientët dhe kolegët. Komunikimi efektiv sjell produktivitet më të madh, shërbime më të mira për klientët tuaj duke rritur kështu moralin dhe efikasitetin e stafit.

  • Për një sukses të padiskutueshëm
  • Për një staf bashkëpunues
  • Për një ambjent pozitiv
  • Për një biznes fitimprurës

Objektivi:

Ky trajnim dëshiron të ndërtojë vetëdije, vetëbesim dhe qasje të shëndetshme që rrisin kënaqësinë e ndërveprimit profesional.

Me përkushtimin dhe eksperiencën tonë, dëshirojmë që përfituesit e trajnimit të përjetojnë efektin “Genuine”. Atë ndjesi që krijohet kur ti me vërtetësi punon për arritjen e objektivave të shëndetshme, me profesionalizëm dhe entuziazëm.

Kush janë përfituesit

Individë dhe profesionistë, menaxherë, drejtues dhe staf i shërbimit ndaj klientit. Çdo punonjës që ndërvepron me një klient. Përveç përfaqësuesve të Shërbimit ndaj Klientit, kjo përfshin edhe pozicione të tjera si profesionistët e terrenit që komunikojnë me klientët etj.

Metodologjia

  • Një workshop-trajnim 3 ditor prej 3.5 orësh në ditë (nga 16:30 – 20:00pm)
  • Seminar interaktiv me simulime të situatave reale
  • Punë në grup
  • Detyra në kohë reale të ndara në role
  • Interaktivitet me pjesëmarrësit në prodhimin e trajnimit

Lektore:

MSc. Elda Gjoka – Sipërmarrëse, Folëse Motivuese, Praktikuese Reale në Sipërmarrjen e Shitjeve të Suksesshme.

Mbi 16 vite eksperiencë, ka trajnuar mbi 2000 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave në fusha si: Komunikimi; Shitja; ToT; Menaxhimi i Konfilktit; Advokacia & Lobimi.

Programi

Dita 1:

  • Mirëseardhja dhe Prezantimi i pjesëmarrësve, objektivat e trajnimit.
  • Koncepti i Shërbimit Ndaj Klientit & Komunikimi Efektiv
  • Qasjet tona të gabuara – qasjet e dëshirueshme.
  • Profesionisti profesional – Qasja.

Dita 2:

  • Përshëndetja ndaj klientit (si me telefon ashtu edhe drejtpërdrejtë);
  • Të pyeturit për të kuptuar nevojën apo problemin e klientit;
  • Dëgjimi, konfirmimi i kuptimit, përgjigja me vlerë duke përdorur gjuhë pozitive, eliminimi i zhargonit (gjuhës së përditshme)
  • Përmbyllja e bisedës telefonike ose asaj ballë për ballë;

Dita 3:

  • Si të rrisim komunikimin dhe kuptueshmërinë me klientin;
  • Komunikimi Efektiv
  • Rëndësia e gjuhës së trupit dhe e tonit të zërit;
  • Trajtimi i çështjeve me klientët e zemëruar;
  • Si të trajtojmë çështjet me klientin me qasje fito-fito (win-win)
  • Sot – Situata
  • Nga neser do bëj ndryshe …
  • Përmbledhje e Kursit & Formulari i Vlerësimit, Fotografia në grup

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 21 nentor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Për më shumë informacione klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0