Trajnim: “Procedurat e Rekrutimit/ Rekrutimi si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore” - Business Magazine Albania

Trajnim: “Procedurat e Rekrutimit/ Rekrutimi si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore”


Lektore: PhD. Elida Motro- Iljazi
Data: 20-21-22 Mars 2018
Orari: 16:00-20:00
Vendi: DHTIT

Moduli “REKRUTIMI si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore” është një 12-orësh interaktivitet grupi në forma pune të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vetë)testimit online dhe të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit; punës në grup. Angazhimi i shpeshtë në “role play” do të reflektojë detyra specifike në situata reale të modulit në biznes/organizatë.

Ky trajnim përbën një “Tool Box” me format e nevojshme të përdorshme në proceset e mësuara së bashku në trajnim. Personat që tashmë kanë marrë një ose më shumë trajnime nga kjo lektore, mund të marrin një sesion coaching para ose pas takimit trajnues për të parë/ përmirësuar ecjen si profesionistë të BNj.

QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT

Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundësinë:

  • Të dijë / të bëhet e/i aftë të mësojë dikë tjetër (skuadrën pas saj/tij) si të zhvillojnë një intervistë të strukturuar, si në SME dhe koorporata.
  • Të dijë të përdorë teknika intervistimi dhe të mbaje kontrollin e procesit përzgjedhës
  • Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji intervistimi të bazuara në sjelljen e aplikantëve
  • Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji sigurimi suksesi të mirë-vendosjes në kompani të kandidatëve të përzgjedhur (sucessful onboarding)

KUSH MUND TË PËRFITOJË

  • Kushdo që iu kërkohet të kryejnë rekrutime në kompani.
  • CEOt/drejtues/ pronarë, të cilët aspirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre përzgjedhëse për stafin që punon direkt për ta.
  • Të sapo graduuar nga universiteti, të cilët aspirojnë të futen në punë në manaxhimin e BNj duke kërkuar më shumë.

NIVELI I KËRKUAR I PËRKUSHTIMIT DHE ZHVILLIMIT

  • Kandidatët – aspirantë për të hyrë në Burimet Njerëzore të kenë patjeter një shkollim të përgjithshme jo më poshtë se niveli Bachelor;
  • Punonjës aktualë të BNJ ose në funksione të ngjashme në një nivel fillestar ose mesatar, të cilët duan të bëjnë në kompanitë nga vijnë trajnime të BNj si ToT. Pjesëmarrja është e limituar duke synuar të ruhet cilësia e network që krijohet dhe mbahet gjatë dhe pas trajnimit. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqëndrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro. Për antarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarde.

LEKTORE: Ph.D. Elida Motro-Iljazi 

Ph.D. Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.

Elida vazhdon studimet kërkimore të doktoraturës në Vjenë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Eisenstadt në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Kjo erdhi pasi ka përfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York për Studimet për Burime Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Në 2016-17 ajo ishte lektore dhe pikë kontakti për Shqipërinë për programin ndërkombëtar të qeverisë suedeze për zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetësh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesëmarrës nga 5 vende të Europës. Ndërkohë si lektore për Burimet Njerëzore në Universitetin Tirana Business University, ajo jep lëndët “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”, “Komunikimi administrativ dhe i Biznesit” dhe “Sjellja organizative” për studentët e master dhe bachelor.

Elida sjell më shumë se 25 vjet përvojë në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerëzore dhe përvojë menaxhuese në një gamë të gjerë industrish, organizatash dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerëzve.

PROGRAMI:

Fushat ku do të fokusohet janë (bazuar në interesa të përgjithshme të mbledhura nga sektori) Nga “…kemi nevojë për një punonjës të ri …mirëseerdhe në kompaninë tonë”

Burimet Njerëzore dhe…

  1. Pse rekrutimi është me vlerë;
  2. Analiza e rekrutimeve të sakta/gabuara, nga brenda dhe jashtë biznesit;
  3. Vendimet që sjellin marrjet/prurjet e suksesshme, të dështuara;
  4. Procesi hap pas hapi i seleksionimit të punonjësit të ri;
  5. Kompetencat dhe përkthimi i tyre në procesin përzgjedhës;
  6. Intervistimi sjellor versus situatave “what if…”;
  7. Praktikë në krijimin e sistemit intervistues sjellor;
  8. Intervistimi dhe CV/Përshkrimi punës;
  9. Çfarë duhet dhe nuk duhet bërë gjatë intervistimit – Ligji dhe morali;
  10. Përzgjedhja – “it takes a village”;
  11. Hartë me stacionet për mirëpritjen në kompani (për suksesin ose dështimin e gjithë procesit).

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit bashkangjitur përpara datës 19 Mars 2018 në adresën e mëposhtme: Formular Aplikimi

Për më shumë informacion kontaktoni:

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail: 
ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0