Trajnim Intensiv: "Teknikat e Shkrimit të Projekteve"

Trajnim Intensiv: “Teknikat e Shkrimit të Projekteve”


Trajnim intensiv që synon të trajnojë në konceptimin dhe hartimin e projekteve, për përthithjen e fondeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Inovacioni, ekselenca e pedagogëve dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj pjesëmarrësve, e bëjnë këtë trajnim të përshtatshëm për profesionistët që synojnë t’i shtojnë kompetenca të reja bagazhit të tyre profesional dhe për cilindo që dëshiron të fillojë një karrierë të re në sferën e shkrimit të projekteve.

Struktura dhe Programi

E Premte -13 Prill ora 18:00-20:00
Regjistrimi dhe hyrje në tematikën e trajnimit

Moduli 1 – Konceptimi i projekteve individuale dhe në grup: PCM
– Stakeholder si aktorë të rëndësishëm
– Analiza SWOT
– Pema e Problemeve dhe Objektivave
– Renditja e Aktiviteteve
– Rezultatet e pritura
– Shembuj Konkret

E shtunë – 14 Prill ora 10:00- 13:00

Moduli 2 – Rrjeti ndërkombëtar dhe hartimi sipas normave të BE-së

-Si të krijosh dhe të menaxhosh rrjetin e partnerëve në nivel ndërkombëtar; teknika dhe këshilla praktike

Moduli 3- Cikli i Projektit

– Matrica e Kuadrit Logjik : Faza e Planifikimit
– Matrica e Kuadrit Logjik : Faza e Analizes
– Simulant Projekti
– Coffee break
– Paraqitja e një Koncept ide dhe një Projekt i detajuar.
– Shembuj Konkret
– Vlerësimi përfundimtar

MODULI 4- Trajnim në distancë : Laboratori për projektimin

Akt. 1: Hartim dhe shkrim për çdo kursant me asistencë online nga pedagogët
Akt. 2: Analizat e projekteve individuale dhe vlerësimi teknik i projekteve
Akt. 3: Task management mbështetur nga Trajnime Albania për të aplikuar me projektet

Për më shume informacione kontaktoni:
email: staf.training@outlook.it
tel: 0683326361

Metodologjia
Trajnimi do të jetë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të marrin udhëzimet dhe terminologjinë e duhur, por atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të ndjekin udhëzimet e trajnuesit. Trajnimi do të zhvillohet në 4 module, si në prezencë dhe duke punuar në mënyrë autonome me asistencën e vazhdueshme të pedagogëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0