Top 8 intervistat më të lexuara të zhvilluara nga BusinessMag për vitin 2018 - Business Magazine Albania

Top 8 intervistat më të lexuara të zhvilluara nga BusinessMag për vitin 2018

Historitë e suksesit në BusinessMag nuk kanë fund. Gjatë vitit 2018 ne kemi realizuar intervista me sipërmarrës të suksesshëm që kanë zhvilluar bizneset e tyre si brenda ashtu dhe jashtë vendit, me sipërmarrje në fillesat e tyre, me sipërmarrës që tashmë kanë krijuar brande majft të njohura në Shqipëri dhe presin të përhapen edhe nëpër botë. Të gjithë modele suksesi dhe motivimi, për të cilët asgjë nuk është e pamundur. Me punë dhe vullnet, gjithçka arrihet.

1.       Mon Chéri, një markë tashmë ndërkombëtare

Jeni ulur në kafenenë në cep të pallatit? Apo ju ka ndodhur të zbrisni nga autobuzi dhe të mund të futeni direkt në ambientin me aromën e këndshme të kafes por edhe një snack-u. Mund t’ju vijë në mendje Mon Chéri, rrjeti i parë i dyqaneve të kafes, coffee shop, që kush ka jetuar jashtë mbi dhjetë vite me parë, sigurisht që ka thënë, “ok, më në fund edhe në Shqipëri”.

Juxhin Balliu, është CEO dhe Administratori i Mon Chéri – Coffee Shop. Në një intervistë për ne, ai thotë se, edhe pse imazh i stiluar francez, ai është një biznes autokton shqiptar. Rrjeti gjithnjë në zgjerim ka 11 vite që operon në treg. “Është ngritur gradualisht dhe është kuruar në mënyrë të vazhdueshme duke u dhënë zgjidhje problemeve. Çdo ditë vijojmë të zgjidhim probleme duke ndjekur ëndrrën e fillimit”, thotë Juxhini.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/mon-cheri-coffee-shop-nje-marke-tashme-nderkombetare/

2.       Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”

Si shumë bashkatdhetarë të tij, Lulzim Veliu u detyrua të largohej nga Kosova në fillim të viteve “90. Në vitin 1993 u detyrua të ndërpresë studimet në Universitetin e Prishtinës për të migruar në Gjermani, si azilkërkues. “Si çdo fillim tjetër ishte shumë e vështirë,” thotë Lulzimi. Iu deshën tre vite deri sa të fitonte statusin dhe të kishte të drejtën e lëvizjes dhe punës. E nga ajo kohë ka bërë punë të ndryshme. Nga viti 2015, ai drejton shoqatën kulturore integrative “Identitet”.

“Në pjesën profesionale, pasi punova për një kohë të gjatë në automatizimin e ndërtesave së bashku me disa miq biseduam për mundësinë e krijimit të një qendre inovative. Pra, me iniciativën e partnerit në kompani Milaim Deliut në vitin 2013 u krijua “Autonomia” që është qendër zhvillimore për teknologji inteligjente në Gjermani, e cila mbledh rreth vetes disa inovatorë shqiptarë”. Nga ajo kohë, krahas projekteve të tjera “Autonomia” ka studiuar mirë tregun europian të sistemeve intelegjente të shtëpive.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/dashurite-e-lulzim-veliut-kosova-dhe-biznesi-smart-home/

3.       Amazon shqiptar bëhet pjesë e Walmart shqiptar

Nëse ka një mundësi për kompanitë shqiptare të “kërcejnë” në hapat e tyre drejt suksesit, është inovacioni dhe bashkëpunimi i duhur. Dyqan Taxi, është bërë së fundi pjesë e Balfin Grup dhe kjo nuk është vetëm një rastësi. Kompani ambicioze e me shumë etje për t’u rritur, bëhet pjesë e grupit me infrastrukturë tashmë të ngritur në shitje e menaxhim.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/amazon-shqiptar-behet-pjese-e-wallmart-shqiptar/

4.       “Agrimona”, biznesi i ri social në Tiranë

Sonila Marku është pothuajse në fund të studimeve të saj për Administrim Biznesi, në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Si çdo i ri në një fazë të tillë ajo është në kërkim të alternativave se çfarë do të bëjë më tej. Ndaj, nisi të ndërtojë vetë punën e saj. Për të qenë sa më afër fushës që ka studiuar, zgjedh të nisë një biznes.

“Pas shumë hulumtimeve mbi ide të ndryshme të biznesit, iu riktheva zhvillimit të një ideje të vjetër të prindërve të mi që për shkak të angazhimeve në nisma të tjera kishte ngelur pa u realizuar – produktet agroushqimore cilësore dhe tradicionale”, thotë Sonila.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/agrimona-biznesi-i-ri-social-ne-tirane/

5.        “Fashion është një mënyrë e të jetuarit, ose je, ose nuk je mik me të”

Shqiptarja Sofi (Sofika Timpert) prej disa vitesh jeton në Gjermani. Ajo ka markën e saj të veshjeve “Cuplepillow” dhe veshjet i prezanton në blogun @Fashion by sofi dhe llogarinë në Instagram @fashionbysofi. Të dyja flasin rreth të bukurës, rreth asaj që një femre i intereson, udhëtimet, ushqimet, dietat, prurjet e reja dhe më shumë rreth modës.

“Por, të gjitha sipas asaj që mua më pëlqen, pasi fashion është një temë shumë e gjerë dhe ka plot veshje, që edhe pse jam shumë e dhënë pas modës, nuk do i vishja,” thotë Sofi. Me pak fjalë, çdo gjë që ajo prezanton në blog janë veshje që i vesh vetë dhe janë veshjet e ditës së saj. Në të shumtën e rasteve janë veshje të krijuara nga vetë ajo.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/fashion-eshte-nje-menyre-e-te-jetuarit-ose-je-ose-nuk-je-mik-me-te/

6.       Vaji organik i ullirit “Musai”, nga Vlora në New York e Tokio

Intervistë me Kejda Musa, menaxhere marketingu e ‘’Musai Olive Oil’’.

Unë besoj se jeta është si vaji i ullirit, ka periudha të forta dhe periudha të buta, ndonjëherë ka dhe periudha të hidhura dhe intensive. E rëndësishme është të gjendet balanca dhe harmonia. Bashkëpunimi e ndarja e detyrave në një familje e bëjnë atë një familje të suksesshme. Por, i njëjti model, i kontributit familjar në biznes, rrit shanset për një sipërmarrje të suksesshme.

Kush mund të thotë që një familje nga Vlora, me punë e përkushtim, nuk do të mund të kapte tregje të largëta, ShBA e Japoni, me një produkt cilësor? Vaji i ullirit ekstra i virgjër ‘’Musai’’, është një produkt organik, përkujdesja për të cilin ka dashur e vijon të kërkojë angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/vaji-organik-i-ullirit-musai-nga-vlora-ne-new-york-e-tokio/

7.       Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses

Ky është viti i tretë i eventit të Vasil Naçit “Rruga Drejt Suksesit’’. Trajnimi Motivues zhvillohet këtë fundjavë 2-3 Nëntor në ExpoCity. Pas dhjetëra vitesh përvojë në biznes dhe ndjekjes së eventeve ndërkombëtare dhe emrave të njohur në zhvillim personal, z.Naçi e ka mbjellë tashmë farën e Motivimit edhe në Shqipëri. Businessmag ka zhvilluar një intervistë me të ku flasim jo vetëm për eventin, por gjithë rrugëtimin e tij drejt suksesit.

I pyetur për 3 aftësitë kryesore që kanë kontribuar më shumë në suksesin etij personal dhe në biznes ai thotë: “Do të thoja puna e palodhur, disiplina për të bërë atë që duhet dhe këmbëngulja pa kufi. Por gjithashtu më ka ndihmuar mentaliti për të qenë i hapur dhe për të mësuar nga çdokush; dashuria dhe kujdesja e sinqertë për punonjësit dhe partnerët, të cilët i kam konsideruar gjithmonë si bashkëudhëtarë në rrugëtimin sfidues të biznesit; mirënjohja për këdo që më ka ndihmuar me shembullin e vet pozitiv apo negativ, me kritika apo këshilla.”

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/pune-disipline-e-kembengulje-keshillat-e-sipermarresit-vasil-naci-per-sukses/

8.       Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu “pronarin” e tij

Nëse do të donit të rriteni shëndetshëm në sipërmarrje apo karrierë, një model ideal për ju është Flamur Hoxha. Sipërmarrës prej 25 vitesh, me një rritje të qëndrueshme në biznes duke nisur nga viti 1998.

Ditën kur na pret për intervistë, e gjejmë në kantierin e kompleksit që po ndërtohet pranë Zogut të zi. Një kantier, që edhe pse ende i hapur, të përcjell idenë e një pune të sistemuar, të gjithë punëtorët me kokore dhe zyrat e para tashmë janë të administratës.

Në fund të intervistës Flamuri na zbulon se gjyshërit i kishte tregtarë dhe kjo spjegon shumë për të tashmen dhe të shkuarën e tij. Ai trashëgoi nga të parët e tij tregtinë dhe të bërit biznes, por edhe antikonformizmin kur flitet për pushtet apo përfitime. Këto vlera që e dallojnë janë shoqëruar gjithashtu edhe me pasojat e persekutimit nga regjimi i kaluar. Regjimi komunist, penalizonte ata që nuk bëheshin palë me pushtetin dhe nuk bindeshin për dorëzimin e pronës private.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë: https://businessmag.al/flamur-hoxha-sipermarresi-qe-bleu-pronarin-e-tij/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0