Amazon shqiptar bëhet pjesë e Wallmart shqiptar

Amazon shqiptar bëhet pjesë e Walmart shqiptar


Nëse ka një mundësi për kompanitë shqiptare të “kërcejnë” në hapat e tyre drejt suksesit, është inovacioni dhe bashkëpunimi i duhur. Dyqan Taxi, është bërë së fundi pjesë e Balfin Grup dhe kjo nuk është vetëm një rastësi. Kompani ambicioze e me shumë etje për t’u rritur, bëhet pjesë e grupit me infrastrukturë tashmë të ngritur në shitje e menaxhim. 

Përgezime Valer. Si BusinessMag kemi disa vite që e ndjekim mjedisin e startupeve në Shqipëri dhe ky është “exit” i parë i konsiderueshëm që kemi evidentuar deri më tani. Një korporatë dominuese në tregun shqiptar dhe rajonal investon në blerjen e një sipërmarrje premtuese.

Si e konsideroni shitjen e kompanisë tek grupi Balfin? Çfarë do të thotë për ju si kompani?

Ky hap është sigurimi i suksesit të kompanisë. Ne jemi kompania më e suksesshme në tregun online në Shqipëri kurse grupi Balfin është kompania më e suksesshme në Shqipëri për shitjet më pakicë. Bashkimi i dy fuqive që kemi, do të thotë që kemi siguruar një të ardhme me rritje dhe pozicionim tregu të mirë. Sigurisht është puna dhe strategjia jonë që do të japë përfundimin final në këtë marrëveshje, por tashmë kemi fituar suportin më të madh të mundshëm që mund të merrnim në tregun shqiptar.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Është sikur WalMart të kishte blerë Amazon në fillimet e saj. Deri tani nuk kam dëgjuar që të ndodhë kjo gjë në ndonjë shtet, mendoj se përfundimi do të jetë shumë interesant për t’u ndjekur.

Ne ,gjatë gjithë kohës kemi menduar për ndërtimin e kompanisë më të madhe të fokusuar tek konsumatori. Me informacionet dhe lehtësinë e shërbimeve që kemi online kemi patur gjithmonë mundësi ta bënim, por struktura për një kompani të madhe online ka shpenzime të mëdha operacionale dhe vetëm shifra të mëdha shitjesh do të mund ta rrisin fitimin me këto avantazhe.

Për këtë arësye, do ishte e pamundur t’ia arrinim pa investime të mëdha, kështu ne prej më shumë se një viti kemi negociuar dhe kërkuar për investitorë të mundshëm. Balfin ishte strategjikisht alternativa më e mirë e të gjitha mundësive që mund të kishim me kompanitë shqiptare. Ndihem shumë mirë që mundëm ta realizojmë këtë marrëveshje.

Në cilën fazë zhvillimi ishte Nettrade apo Dyqan Taxi? Ishte kjo lëvizje pjese e strategjisë apo vizioni juaj, apo erdhi si rrjedhojë për të përmbushur nevojat për investim?

Themeluesit e kësaj kompanie asnjëherë nuk kanë menduar për fitimet momentale, por gjatë gjithë kohës për ta bërë një prej kompanive më të mëdha të shitjeve me pakicë në Shqipëri. Ne kishim mbi 5 vjet në treg dhe nëse do të mjaftoheshim me pozicionin lider dhe rritje normale mund të qetësoheshim dhe ta shijonim për disa vite pozicionimin. Por, faza ku ndodhet industria e e-commerce në këto momente në Shqipëri, është mendoj, faza ku ka nevojë për më shumë investim dhe rritje se çdo industri tjetër.

Për më shumë se 5 vjet e-commerce do t’u marrë treg të konsiderueshëm dyqaneve të tjera me pakicë dhe ne nuk mund të mjaftoheshim me aq pak sa tregu i papjekur i e-commerce ofron në Shqipëri. Kemi qenë faktori kryesor në rritjen e këtij tregu dhe do të vazhdojmë të jemi edhe për shumë vite të tjera. Mendojmë se me këtë bashkim, shumë shpejt e-commerce në Shqipëri do të ketë standartet dhe % e tregut që ka në Europën Lindore, çka vlen ta theksojmë që jemi gati 10 vjet mbrapa aktualisht.

Cilat do të jenë ndryshimet që do të sjellë ky transaksion në strukturën e kompanisë? Modeli i biznesit, strukturat e punonjësve apo objektivat, do të pësojnë ndryshime rrënjësore?

Jo, kompania nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në strukturë dhe vizion. Siç ju thashë ne gjatë gjithë kohës kemi pasur të njëjtin vizion dhe kemi objektiva të njëjta që prej themelimit. Për këtë arsye kompaninë e kemi ndërtuar për t’ju përshtatur këtyre objektivave edhe pse shumica na konsideronin të nxituar dhe jo shumë të matur. Ka qenë sfiduese të menaxhosh një strukturë, e cila me nivelin e shitjeve ishte jo efektive, por përputhej me vizionin sidomos gjatë fazave të negocimeve kur dilemat ishin të mëdha. Megjithatë, është rruga e vetme për të ndërtuar kompani të tilla pa patur mundësi për investime.

Nga ana konsumatore do të ketë shumë ndryshime, ne kemi nisur menjëherë të fokusohemi tek marka më cilësore për konsumatorët, të cilat kërkojnë më shumë investim për të siguruar stokun. Do të investojmë shumë shpejt në automatizim e të proceseve, të cilat do të ulin ndjeshëm gabimet njerëzore, që deri në këtë faze, na kanë detyruar të përballemi me gabime gjatë kordinimit të përditshëm të qindra porosive në gjithë cepat e Shqipërisë dhe Kosovës nga qindra furnitorë të ndryshëm.

Gjatë viteve të ardhshme kemi në plan të ndërtojmë një kompani, e cila do t’i rrisë të gjitha standardet e shërbimit në shitjet me pakicë. Planet janë ambicioze dhe kemi suportin më të mirë të mundshëm për t’ia dalë.

Cilat pika ju bashkojnë me Balfin dhe si e shikoni të ardhmen e përbashkët?

Pika kryesore ishte fuqia e tyre në shitjet me pakicë dhe vlerësimi që i japin këtij tregu. Grupi Balfin ka më shumë përvojë se kushdo kompani tjetër në tregtinë me pakicë.

Nga ana tjetër, e-commerce në Shqipëri është në fazat fillestare dhe kërkon fleksibilitetin dhe pasionion e një startup-i të suksesshëm për t’ia dalë mbanë sfidave që ka. Për këtë, mendoj që ky bashkim ka për të qenë një sukses i vërtetë, dhe nëse planet tona ecin sipas parashikimeve, shumë shpejt do të jemi një kompani ndërkombëtare. Mendoj që e-commerce na jep mundësi që të jemi të suksesshëm edhe jashtë Shqipërisë nëse arrijmë të kalojmë numrin e madh të sfidave që kemi në vend.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0