Vaji organik i ullirit "Musai", nga Vlora në New York e Tokio

Vaji organik i ullirit “Musai”, nga Vlora në New York e Tokio


Intervistë me Kejda Musa, menaxhere marketingu e ‘’Musai Olive Oil’’.

Kejda Musa: Unë besoj se jeta është si vaji i ullirit, ka periudha të forta dhe periudha të buta, ndonjëherë ka dhe periudha të hidhura dhe intensive. E rëndësishme është të gjendet balanca dhe harmonia.

Bashkëpunimi e ndarja e detyrave në një familje e bëjnë atë një familje të suksesshme. Por, i njëjti model, i kontributit familjar në biznes, rrit shanset për një sipërmarrje të suksesshme.

Kush mund të thotë që një familje nga Vlora, me punë e përkushtim, nuk do të mund të kapte tregje të largëta, ShBA e Japoni, me një produkt cilësor? Vaji i ullirit ekstra i virgjër ‘’Musai’’, është një produkt organik, përkujdesja për të cilin ka dashur e vijon të kërkojë angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Sipërmarrësi Vesaf Musa, ka tejkaluar sigurimin e një prodhimi cilësor, duke sjellë modelin më të mirë të një biznesi familjar, sot me përmasa ndërkombëtare.

Dy fëmijët e tij, janë formuar e specializuar në teknologji ushqimore dhe marketing, duke u bërë shtylla të forta të biznesit. Por siç na tregon Kejda në intervistë, themeli për sipërmarrje të sukseshme, është e gjithë puna e padukshme e zonjës Musa.

Kejda, njiheni si familja e vajit të ullirit organik. Kur keni filluar? Si e filluat?

Fabrika e “MUSAI Olive Oil” sh. p. k. e vajit të ullirit e ushtron këtë aktivitet që nga viti 1995. Fabrika është pozicionuar përballë kodrave të ullinjve shekullorë. Janë kodrat e buta me kurorë paqeje që na falin këtë produkt kaq të domosdoshëm për ushqyerjen.

Në këto kushte, duke parë dhe mungesën e fabrikave në zonë, im atë pati idenë e krijimit të një fabrike përpunimi.

Pse organik? A nuk ishte më e thjeshtë të prodhonit, të shisnit, si shumë të tjerë?

Në qendër të vëmendjes sonë ka qenë gjithmonë garantimi dhe ruajtja e cilësisë së lartë të prodhimit. Për të arritur standardin extra vergine dhe çertifikimin organik janë dashur shumë vite punë dhe sakrifica të panumërta.

Jemi krenarë për çfarë kemi arritur, por natyrisht të mobilizuar për të ecur përpara.

Nga kush i keni marrë këto standarde?

Musai Olive Oil prej vitesh është çertifikuar si produkt organik nga trupa çertifikimi europiane. Vaji ynë i ullirit është çertifikuar “ORGANIK” sipas standarteve të BE-së.

Kam vëne re që merrni çmime vazhdimisht, pothuajse çdo konkurs? A mund ta di sa çmime keni në vitrinë?

Çmimi i parë është marrë në vitin 2008 në konkursin ndërkombëtar “Biol” që zhvillohet çdo vit në Itali dhe prej atij viti nuk keni reshtur.

Kemi fituar 4 medalje Ari në konkurse ndërkombëtare dhe 1 Ekstra medalje Ari, si dhe shumë vende të para në konkurse kombëtare. Në vitin 2015 kemi fituar çmimin ‘Bleta e Artë’.

Dhe pse me vëmendje ndaj tregut të vajit të ullirit, prodhimit, përpunimit të tij, nuk ju njihja? Pse njiheni pak në Shqipëri? Ku e shisni prodhimin?

Në tregun vendas, produkti ynë ka vendin e tij në segmentet e mesme e të larta të tregut. Ky produkt, shitet në shishe qelqi 0.5, të etiketuar me emrin tregtar “MUSAI’’. Që prej vitit 2011 eksportojmë në Zvicër e në vitet në vazhdim eksportojmë në New York, Hong Kong dhe në disa vende të rajonit.

Sa është sasia që prodhoni në vit mesatarisht dhe sa ekspor-toni nga kjo?

Prodhimi i vajit extra i virgjër shkon 20-30 mijë litra, nga të cilat 5-10 mijë litra mesatarisht shkojnë për eksport. Fabrika ndërkohë, punon edhe në shërbim të fermerëve, duke prodhuar deri në 200 mijë litra.

Cilat janë problemet kryesore me të cilat haset biznesi juaj?

Problematikat që lidhen me subvencionet, mbështetjen në forma të ndryshme, apo informalitetin e sektorit, dëmtojnë bizneset që punojnë me rregulla. Çdo gram vaji duhet prodhuar nga fermerë që janë të formali-zuar në mënyrë që të shkarkojmë nga kostoja e prodhimit minimal-isht TVSH-në. Në të kundërt nuk jemi konkurrues në tregun vendas dhe atë jashtë kufijve.

Po si ia dilni me fermerët. Keni krijuar marrëdhënie të qëndrueshme? Dhe nëse doni të rriteni sa pengesë përbën kjo?

Kemi krijuar marrëdhënie të qëndrueshme, madje kemi ndikuar mjaft në edukimin e fermerëve në mënyrën e kohës së vjeljes, transportit dhe ruajtjes së produktit përfundimtar. Kjo gjë konfirmohet nga rrjeti gjithnjë e në rritje i klientëve tanë.

Si e keni organizuar punën në familje. Di që është babai juaj ‘’udhëheqësi’’ por jeni të angazhuar familjarisht. Si i keni ndarë punët?

Ky është çelësi i suksesit, ndarja e punëve në kompaninë tonë. Babai im ka ekperiencën dhe njohuritë e duhura në këtë industri. Prej atij trashëgojmë edukatën e punës, por mbi të gjitha pasionin e parreshtur. Im vëlla është teknolog agroushqimor, i cili është i specializuar në Universitetin Bujqësor dhe tashmë pjesa kryesore, ajo e prodhimit i është besuar tërësisht atij.

Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Unë kam studiuar marketing dhe kjo është përgjegjësia kryesore. Duke përmendur mamanë time vlen shprehja se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë.

Pse është e fortë ajo? Ju shtyn të gjithëve në punë? Apo e keni si pikë reference dhe mban skuadrën në lojë?

Është një gur themeli, është trungu i të gjithë asaj çfarë kemi arritur deri më sot.

Eksporti ka ardhur sigurisht pas negociatave tuaja. I bie që keni udhëtuar në vende të largëta e në tregjet më të njohura? ShBA, Japoni…

Pjesërmarrja në panairet ndërkombëtare ka ndihmuar në identifikimin e kërkesave që kanë tregjet potenciale, si çertifikimi i produktit Bio., ambalazhimi nëpërmjet shisheve elegante në sasi të vogël 250 deri ne 500 ml dhe etiketimi i tyre.

Marketingu i përdorur ka ndikuar në:

a) rritjen e mundësive të punësimit, nëpërmjet rritjes së eksportit në tregje të reja ku ka interes për këtë produkt si Europa dhe Asia;

b) promovimi i aktiv-iteteve agro-turizëm, duke e konsideruar vajin e ullirit kalinjot si një produkt të veçantë territori,

c) promovimi i aktiviteteve trajnuese profesionale.

E di që bën shpesh dhuratë vaj ulliri, po si ndihet vajza e vajit të ullirit që merr si dhuratë në një paketim parfumi, po vaj ulliri?

Vaji i ullirit ka qenë pjesë e civilizimit mesdhetar mijëra vjet më parë, çfarë dhurate më të bukur mund t’i bësh dikujt që është rritur me këtë pasion dhe e kultivon më së miri?! Pikërisht kjo ka ndodhur dhe në rastin tim.

Duke qenë pjesë e pandarë e biznesit familjar çfarë do të kërkoje nga tregu, aktorët, ata që bëjnë politika dhe çfarë do t’u thoje sipërmarrësve kolegë të babait tënd, e të rinjve kolegë të tu?

Pasioni i kombinuar me një strategji të goditur është  në gjendje të prodhojë forcë të madhe sipërmarrje. Sipërmarrësi duhet të jetë guximtar dhe vizionar, por më e rëndësishmja, sipërmarrësi duhet të jetë praktik. Stafi ka një rol të rëndësishëm ndaj duhet të jetë i kualifikuar. Me një filozofi të tillë dhe duke shfrytëzuar burimet natyrore më së miri, mund të arrihet suksesi në biznes.

Unë besoj se jeta është si vaji i ullirit, ka periudha të forta dhe ka periudha të buta, ndonjëhere dhe periudha të hidhura dhe intensive. E rëndësishme është të gjendet balanca dhe harmonia.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0