“Fashion është një mënyrë e të jetuarit, ose je, ose nuk je mik me të"

“Fashion është një mënyrë e të jetuarit, ose je, ose nuk je mik me të”


Sofi (Sofika Timpert) prej disa vitesh jeton në Gjermani. Ajo ka markën e saj të veshjeve “Cuplepillow” dhe veshjet i prezanton në blogun @Fashion by sofi dhe llogarinë në Instagram @fashionbysofi. Të dyja flasin rreth të bukurës, rreth asaj që një femre i intereson, udhëtimet, ushqimet, dietat, prurjet e reja dhe më shumë rreth modës.

“Por, të gjitha sipas asaj që mua më pëlqen, pasi fashion është një temë shumë e gjerë dhe ka plot veshje, që edhe pse jam shumë e dhënë pas modës, nuk do i vishja,” thotë Sofi. Me pak fjalë, çdo gjë që ajo prezanton në blog janë veshje që i vesh vetë dhe janë veshjet e ditës së saj. Në të shumtën e rasteve janë veshje të krijuara nga vetë ajo.

Para 5 vitesh Sofi ka hapur në Kassel dyqanin e parë, “Dalis Vintage&upcycling world” me veshjet që krijonte vetë në stilin Upcycling. U prit shumë mirë nga qytetarët, sipas saj, dhe në përurimin e dyqanit ishte edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit. Gazetat lokale shkruan dhe një artikull rreth iniciativës, duke pasur parasysh që Gjermania i jep rëndësi upcycling (rigjenerimit të produkteve të përdorura). Sofi tregon për businessmag.al se, “kërkesat e klientëve për modele të reja ishin më shumë nga sa unë kisha menduar dhe fillova të kërkoj se si mund të bëja publike dhe kur do të nxirrja në dyqan modelet e reja. Kështu lindi “Fashion by sofi””.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Por, pse zgjodhi pikërisht modën dhe jo diçka tjetër? Ajo nuk e kishte paracaktuar se do të merrej me modë, është diçka që miqtë dhe familja ia kanë vënë në dukje, duke i kërkuar këshilla ose kërkesa për një ide veshjeje. “Në fillim kam nisur të krijoj veshje shume herët vetëm për vete, pastaj për shoqet, familjen apo persona të tjerë,” thotë ajo duke shtuar, se: Fashion është një mënyrë e të jetuarit, unë them gjithnjë ose je ose nuk je mik me të.

Frymëzimin e gjen në gjithçka. Nëse shikon në vitrinë një palë këpucë i vjen direkt në mendje një model veshje ose ngjyra & materiali me të cilën do të vishte këpucët. Që nga kombinimi i ngjyrave dhe nga personat. Nëse shikon dikë i vjen në mendje një imazh se çfarë do t´i rrinte bukur këtij personi.

Por, Sofi pranon edhe këshilla nga ndjekësit. “Kush nuk pranon këshilla ka humbur pa filluar. Jam e hapur në këtë aspekt pasi moda është shumë e gjerë si temë dhe unë dua të jem sa më afër me ata që pëlqejnë punën time dhe nëse dikujt i pëlqen blu e errët dhe jo e zezë, pse jo,” thotë Sofi.

Sofi tregon se ka bashkëpunuar për krijimet e kostumeve me teatrin e qytetit në Kassel. Ajo ka marrë pjesë në disa organizime ku flitej rreth modës dhe sfilata. Ka dhënë kurse për stilim dhe krijim veshjesh për disa organizata në ndihmë të grave. Sofi tashmë është edhe ambasadore e 3 kompanive nëpërmjet llogarisë @fashionbysofi në Instagram.

A e ka gjetur balancën punë-familje Sofi?! “Nuk mund të them që e kam gjetur një balancë, por përpiqem t’i jap rëndësinë dhe kohën sipas situatës. Kur një nga djemtë e mi nuk është mirë, merrem gjithë ditën me të dhe nuk kaloj kohë me blogun. Për momentin blogu nuk është aktiv pasi po punoj për ta sjellë në një portal tjetër, por jam aktive në llogarinë në Instagram @fashionbysofi dhe e kam më të lehtë për ta organizuar kohën aty.”

Koha më e përshtatshme për të është pasi djemtë janë në gjumë në darkë dhe pavarësisht se legot, kubat janë nëpër këmbë, ajo ulet, merr një filxhan çaj dhe kjo është koha më e mirë e ditës për blogun.

Blogun apo instagramin i krijoi për një qëllim tjetër dhe tani ka kuptuar se janë një marketing i fuqishëm për të. “Marketingu është ajri i blogut, duhet të jesh gjithë kohës i përditësuar. Më shumë përdor Instagram-in dhe ndonjëherë edhe Facebook-un,” thotë ajo.

Kur flitet për stil, marketing dhe shitje, nuk ka kombësi, e as kufinj. Për sa kohë paguan taksa je në rregull në Gjermani, thotë ajo. “Paragjykimet mendoj janë dhe do jenë gjithnjë në çdo lloj vendi që do të shkosh. Më ka ndodhur shpesh të takoj gjermanë që nuk dinin asgjë për Shqipërinë, por jam ndjerë e pranuar këtu, pasi fusha ime është punë shijesh, nuk ka shumë mundësi konflikti, përveç faktit që Gjermania nuk pranon Patentat Shqiptare.”

/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0