Sipas raportit më të fundit të Global Innovation Index, Izraeli renditet për herë të parë në Top 10, si vendi i 10 më inovativ në botë, me një rezultat prej 56.43, nga 100 në total.
Shteti hebre udhëheq botën në kërkimin e talenteve dhe në invetime në Kërkim&Zhvillim. Kjo renditje bazohet në 80 kritere që matin aspekte të ndryshme të inovacionit. Në dy vitet paardhëse Izraeli ka qenë në 20 vendet e para, por pa kaluar në top 10.
Lexoni: Shqipëria, e fundit në Europë për inovacion
Shteti hebre u rendit i 11-ti në 2018, 17 në 2017, 21 në 2016 dhe 22 në 2015. Nga të dhënat në 4 vitet e fundit, 2019 është viti i artë për të, duke u bërë pjesë e listës top 10.
Indeksi vjetor global i inovacionit – i përpiluar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Universiteti Cornell dhe INSEAD – rendit 129 ekonomi botërore në 80 parametra duke përfshirë kërkimin, teknologjinë dhe kreativitetin.
Një tregues tjetër në të cilin shteti hebre qëndron në krye është sofistikimi i biznesit, i vlerësuar me 66.5 pikë, duke e renditur atë në vendin e tretë në botë.
Renditja e tij në vendin e 10 përbëhet edhe nga indikatorë të tjerë si në investimet në Kërkim&Zhvillim, redaktim të Wikipedia, krijimin e aplikacioneve mobile, eksportet e shërbimeve IT etj.
Për të mësuar më shumë rreth klasifikimit të Izraelit klikoni:
https://www.wipo.int/edocs/pubdocs/en/wipo_pub_gii_2019/il.pdf
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto