Top 10 artikujt më të lexuar për vitin 2017 në Business Magazine Albania - Business Magazine Albania

Top 10 artikujt më të lexuar për vitin 2017 në Business Magazine Albania


Viti 2017 për median e parë dixhitale me fokus tek Sipërmarrja dhe Biznesi ishte një vit rritje si në numrat e lexuesve ashtu edhe në artikujt e publikuar. U publikuan mbi 3 500 artikuj gjatë këtij viti me tematika nga më të ndryshmet, siç janë sipërmarja, startup, investitorët, marketingu, media sociale, teknologjia, inovacioni, karriera dhe shumë të tjera. Këta artikuj u lexuan dhe ndikuan në jetën e më shumë se 425,220 personave të interesuar për të bërë një ndryshim në jetën e tyre.

BusinessMag edhe për këtë vit ju sjell top 10 artikujt më të lexuar për vitin që lamë pas.

10. Julia Goga-Cooke: Kalimi nga i punësuar në BOS I VETVETES është vërtet emocionues

Tre gjëra, pasion, njohuri të paktën në një fushë dhe aftësi për të vepruar, (jo vetëm për të ëndërruar apo folur). Pasioni të duhet për të të dhënë forcë të vazhdosh edhe kur je në vështirësi, e sipërmarrja sigurisht është plot me të tilla çdo ditë. Njohuritë në një fushë të caktuar të japin veçantinë që do të sjellë sipërmarrja jote. Kombinuar me njohuritë e sipërmarrjes, të shkurton kohë…

9. Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë.

Kujtimet e mia të hershme janë nga Shqipëria. Është një vend i bukur, por në vitin 1990 shpërtheu lufta civile. Në fillim unë nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, por ndjeva frikën e familjes sime dhe kudo shihja vetëm dhunë. Për tetë muaj me rradhë, ne nuk u larguam nga shtëpia. Ne nuk shkonim në shkollë. Në vitin 1996, mamaja ime vendosi të largohej në Amerikë bashkë me mua dhe motrën time, në kërkim të azilit politik…

8. Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi 2000 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

Zgjidhni objektivat kryesore për jetën tuaj, përkushtojuni atyre dhe në këtë mënyrë do të shkoni drejt lumturisë. Krijoni një rutinë efektive dhe mësoni sesi të menaxhoni kohën tuaj. Jepuni prioritet gjërave që ju çojnë më shpejt drejt suksesit dhe hiqni dorë nga veset që ju shpërqëndrojnë,” u shpreh ai.

7. Shenjat e horoskopit që një ditë do të bëhen milionerë

Kjo gjithnjë duke u bazuar në vetëm disa shenja horoskopi, të cilat tregojnë se personat në fjalë do të bëhen të pasur shumë shpejtë…

6. Çfarë është sipërmarrja?

Sipas një përkufizimi, sipërmarrja është proçesi i krijimit të vlerës duke kombinuar burimet për të zbuluar dhe shfrytëzuar mundësitë. Zbulimi i mundësive është çelësi kryesor i sipërmarrjes. Përkufizimet e sipërmarrjes kanë në themel të tyre elementin e krijimit…

5. 10 thënie motivuese që ju bëjnë të hidheni në veprim

“Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për tju vënë nga pas zakoneve që formojnë përsosmërinë…

4. Vjen në Tiranë projekti më madhështor dhe modern nga Grupi Balfin dhe Kastrati Group

DownTown Albania synon që përtej zhvillimit të një projekti ambicioz të kthehet në atraksion për Tiranën, si dhe të jetë një zhvillim pozitiv për turizmin shqiptar. Projekti është konceptuar dhe projektuar me një stil arkitekturor të veçantë ku për këtë qëllim është marrë një nga studiot me inovative dhe më të mira në botë, MVRDV (www.mvrdv.com) me qendër në Roterdam, të Holandës…

3. 7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant…

2. 17 vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë me shpikjen e saj

Zakonisht ndodh që, pasi ke përfunduar studimet, të merresh me shkencë dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur kështu me një 17 vjeçare nga Cërriku. Tek ajo është zbuluar herët ngacmimi për të prodhuar diçka të dobishme për shoqërinë. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga një histori reale, ngjarje që shpesh i kanë nxitur shkencëtarët që të shpikin gjërat e mëdha…

1. Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç

Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket fantazi. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet. Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner…

Këto artikuj u lexuan dhe ndikuan në jetën e më shumë se 425,220 personave të interesuar për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe për të gjetur motivimin e nevojshëm për t’u hedhur në veprim. Për të lexuar më shumë artikuj interesantë në vitin 2018 drejtohuni tek linku www.businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0