Tirana, arrin marrëveshje me Parisin në fushën e industrive kreative - Business Magazine Albania

Tirana, arrin marrëveshje me Parisin në fushën e industrive kreative

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, me të cilën nënshkroi edhe një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën digjitale dhe inovacionit, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë frymë dhe energji të re bashkëpunimi mes Tiranës dhe Parisit.

Do të kemi një vizitë në fillim të majit në Paris, me kryebashkiaken Hidalgo, per shumë prej atyre iniciativave që kanë ndodhur në Paris, siç ka qenë pedonalizimi i Senës apo Rue de Rivoli. Ne kemi bërë pedonalizimin e Sheshit ‘Skënderbej’, të Pazarit, të Kalasë. Kjo do të thotë se qytetet pavarësisht se Parisi ka një histori mijëvjeçare, shekullore, Tirana pak më modeste, prapë qytetet mund të kalojnë etapat dhe të kapin atë që sot është moderne, sot praktike dhe sot sjell zhvillim për qytetet”, tha Veliaj.

Për ambasadoren Suard, konkretizimi i këtyre nismave do të mundësojë forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Francës dhe Shqipërisë.

Gjithçka është e mundur dhe do e bëjmë të mundur. Kjo është shtysa jonë, t’i bëjmë gjërat të mundura dhe t’i konkretizojmë ato dhe ta çojmë më tej këtë bashkëpunim. Është kënaqësi e madhe për mua bashkëpunimi me ju!”

Agjencia e Industrisë Kreative në Tiranë do të institucionalizojë një bashkëpunim me kolegët francezë, për të mundësuar që fëmijët e të rinjtë e kryeqytetit të shijojnë shfaqjen e filmave dhe kineastëve francezë në ambientet e kinema “Agimi”. Ndërkohë, një tjetër iniciativë e rëndësishme është vendosja në mënyrë permanente e instalacionit “Micro-folie” Tirana, me koncept kryesor edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve në ambientet e Piramidës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0