Tim Cook nuk i kalon ditët duke shikuar rezyme, por në detyrën e tij 11-vjeçare si CEO i Apple, ai ka vendosur se çfarë duhet për të patur sukses në kompani.
Tim u tha të diplomuarve nga universiteti i Napolit, në Itali, se ai vuri re se suksesi i Apple varet nga kultura e kompanisë dhe nga të punësuarit që zgjidhen. Kompania zakonisht kërkon punonjës me katër aftësi të përbashkëta: aftësinë për të bashkëpunuar, kreativitetin, kuriozitetin dhe ekspertizën.
Lexo: Zgjidhjet “Green”, AKSHI: Planifikojmë 20 % kursim të energjisë në Datacenter-in qeveritar shqiptar
“Ka qenë një formulë shumë e mirë për ne,” tha ai, duke vënë në dukje se këto tipare kontribuojnë gjithashtu në një kulturë ambicioze, por mbështetëse në vendin e punës.
Ai tha se arsyeja pse bashkëpunimi është kaq i rëndësishëm është sepse ai kombinon të tria aftësitë e tjera.
“Ne kërkojmë njerëz që mendojnë ndryshe – që mund të shikojnë një problem dhe të mos përfshihen në dogmën se si ai problem është [zgjidhur] gjithmonë,” tha ai. “Është një klishe, por nuk ka pyetje të kota. Është e mahnitshme kur dikush fillon të bëjë pyetje siç do të bënte një fëmijë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.