Themeluesi i Wikipedia lançon një rrjet social. Garon direkt me Facebook dhe Twitter

Themeluesi i Wikipedia lançon një rrjet social. Garon direkt me Facebook dhe Twitter


WT: Social, platforma e tij e re e rrjeteve sociale, lejon përdoruesit të linkojnë artikuj dhe t’i diskutojnë ato në një burim lajmesh në stilin e Facebook. Temat variojnë nga politika dhe teknologjia.

Ndërsa kompania është plotësisht e ndarë me Wikipedia, Z. Uells po huazon modelin e biznesit të enciklopedisë në internet. WT: Social do të mbështetet në donacionet e një pjese të vogël të përdoruesve për të lejuar që rrjeti të funksionojë pa reklamat, të cilat i fajëson për nxitjen e llojeve të gabuara të aktivitetit në mediat sociale.

Lexoni gjithashtu:

Kongresmenia Alexandria Cortez është kundër rrjeteve sociale: “Janë bërë një rrezik për shëndetin e njerëzve”

Ndërsa algoritmet e Facebook dhe Twitter sigurojnë që postimet me më shumë komente ose pëlqime të ngjiten në majë, WT: Social i vendos postimet më të reja në radhë të parë. Sidoqoftë, WT: Social shpreson të shtojë një buton për “postimin më të mirë”, që do t’i lejojë përdoruesit të rekomandojnë histori interesante dhe me cilësi.

Që prej lançimit në muajin e kaluar, WT: Social ka afërsisht 50,000 përdorues, sipas Z. Uells. Megjithatë, kjo është shumë më pak se audienca e Facebook me më shumë se 2 miliardë përdorues. “Natyrisht ambicia jonë nuk është të arrijmë 50,000 përdorues ose 500,000 por 50 milionë dhe 500 milionë”, tha Z. Uells.

Më shumë se 200 njerëz kanë dhuruar para për të mbështetur platformën, tha ai, duke treguar suksesin e Netflix, Spotify dhe New York Times, si dëshmi se një gjeneratë e re e konsumatorëve janë të përgatitur të paguajnë për përmbajtje “kuptimplotë” në internet.

WT: Social gjithashtu është duke operuar me një listë pritjeje për përdoruesit e rinj, të cilët mund të paguajnë nëse nuk duan të presin në listë për të krijuar llogarinë e tyre në këtë platformë.

“Nuk do të jetë shumë fitimprurëse, por do të jetë e qëndrueshme”, tha ai. Kompania ka vetëm një pjesë të vogël të punonjësve, përfshirë zhvilluesit dhe një menaxher të komunitetit.

Shumë alternativa me qëllim të mirë në Facebook janë krijuar dhe kanë dështuar ndër vite. Edhe Snapchat, me më shumë se 200 milionë përdorues aktivë në ditë, konsiderohet i vogël nga standardet e rrjeteve gjigande në pronësi të Facebook dhe Google. Por Z. Uells tha që ai beson se është koha e duhur për një platformë të re që është e lirë nga ato që ai i quan “reklama pa kuptim”.

“Njerëzit po ndjehen të ngopur me të gjithë përmbajtjen e dëmshme,” tha Z. Uells. “Mediat po bëjnë më të mirën e mundshme në këtë mjedis të vështirë, por në të vërtetë problemi është te shpërndarja e lajmeve”.

WT: Social është një pasardhëse e Wikitribune, faqja e “mediave bashkëpunuese” që Z. Uells filloi së bashku me themeluesin Orit Kopel dy vjet më parë.

Wikitribune u lançua duke u mbështetur tek donacionet në vitin 2017, por në fund dështoi për të tërhequr një audiencë të madhe.

WT: Social shpreson të ndërtojë komunitete të vogla që mund të funksionojnë më vete. Këto përfshijnë kategori “SubWikis” në lidhje me teknologjinë ose astronominë, së bashku me lajmet më serioze.

Kjo do të thotë se duhet të mbështeteni në komunitetin e përdoruesve WT: për t’u përballur me abuzimet e mundshme.

“Pothuajse gjithçka në platformën WT: Social është e redaktueshme”, tha Walles. “Kjo jep një nxitje të madhe për sjellje të mirë sepse nëse shkruani diçka të pakëndshme, dikush thjesht do ta fshijë atë”. Sidoqoftë, ndërsa kjo qasje ka arritur sukses në Wikipedia, ajo është kryesisht e pa provuar në një rrjet social.

Pas dështimit të Wikitribune, Z. Uells pranoi se ai përballet me një presion të madh”. Ky është një eksperiment radikal, i çmendur i imi”, tha Z. Uells. “Jam i lumtur të them që nuk i di të gjitha përgjigjet.”

Ftcom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0