Tesla hap fabrikë në Gjermani, sfidon Wolkswagen, Mercedes dhe BMW

Tesla sfidon Volkswagen, Mercedes dhe BMW, hap fabrikën e parë në Gjermani


Përpos fabrikës, Musk tha se kompania e tij do të ndërtojë në kryeqytetin gjerman edhe një qendër për inxhinieri dhe dizajn të veturave. Më parë, Tesla kishte thënë se synon të fillojë prodhimin e makinave në Europë në vitin 2021.

Ky vendim vjen pasi kompania e makinave elektrike, e cila ka investuar shumë në një fabrikë në Kinë, po përballet me rritje të konkurrencës në tregun e këtij lloji të veturave për shkak të planeve të prodhuesve të tjerë për rritjen e investimeve në makinat elektrike.

Lexoni:

Tesla Model 3 transformohet në një makinë të fuqishme për gara në pista

Drejtori i Tesla-s, e bëri të ditur këtë lajm gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve për makina në Gjermani. “Të gjithë e dinë se inxhinieria gjermane është e jashtëzakonshme dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne do të ndërtojmë fabrikë në këtë vend”, tha ai.

Ai njoftoi se fabrika do të ndërtohet afër aeroportit të ri të Berlinit dhe në të fillimisht do të prodhohen veturat e modelit Y dhe bateritë për vetura.

Vendimi i Tesla-s për ndërtimin e fabrikës në Gjermani po vlerësohet edhe si rezultat i rritjes së kërkesës për makinat elektrike në Europë. Përpos Europës, Tesla ka investuar mjaft shumë edhe në Azi. Kompania i ka ndarë 2 miliardë dollarë për ndërtimin e fabrikës në Shanghai të Kinës.

Bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0