Tesla Model 3 transformohet në një makinë të fuqishme për gara në pista


Kohë më parë, Tesla ka bërë të ditur se do të sjellë edhe versionet e fuqishme të Model 3 dhe Model X, pa dhënë datë të caktuar se kur mund të lançohen.

Atyre që nuk i’u pritet të shohin se si do të jenë këto makina, punëtoria që merret me modifikimin e makinave Tesla, Unppluged Performance, e ka fuqizuar një Model 3 në masë të madhe.

Në brendi të kësaj makine është punuar shumë, duke filluar nga një mbështjellës i përshtatshëm për sistemin e pezullimit, sforcimin e platformës ku qëndrojnë rrotat dhe rritjen e mundësisë për frenim.

Lexoni:

https://businessmag.al/shoferi-i-makines-tesla-kapet-duke-fjetur-gjate-vozitjes-ne-autostrade/

Gomat origjinale i janë zëvendësuar me Michelin Cup 2 që kanë nga 20 inç, në rrotat e reja 6061-T6 që i shohim te disa makina Koenigsegg.

Disa pjesë metalike në pjesën e përparme dhe të pasme, janë zëvendësuar me shtresa më të lehta me fibra karboni, që i shohim edhe në disa mbrojtëse anësore. Brenda kabinës janë vënë ulëset sportive, si dhe rripat më të fuqishëm të sigurisë.

Këto ndryshime, bashkë me motorin elektrik që prodhon 450 kuaj fuqi, i ndihmojnë Tesla Model 3 që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.2 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka 260 kilometra në orë.

Të interesuarit për modifikimin e veturave të tyre, duhet të paguajnë së paku 31,500 euro, ndërsa duhet të presin nga katër deri në tetë javë, derisa të ketë përfunduar rregullimi në tërësi.

Electrek

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale