TENDENCAT e E-commerce që ju duhet të dini për një 2015 plot me para

TENDENCAT e E-commerce që ju duhet të dini për një 2015 plot me para


1. Një e treta e shitjeve online po ndodh nga telefonat “inteligjentë”

Një nga zbulimet më të mëdha që përbënte lajm për 2014, ishte se një e treta e porosive për blerje online vinin nga një pajisje mobile dhe jo nga një kompjuter. Kjo shifër është 23% më shumë se ajo e vitit paraardhës 2013, dhe 12 % më e lartë nga viti 2012 në 2013.

Kjo do të thotë se vetëm në 2 vite kontributi total i telefonave në shifrat totale të shitjeve arriti kulmin me 175 %, pra gati një dyfishim.

2. E-commerce nga rrjetet sociale po rritet

Rritja e trafikut nga navigimi nëpërmjet telefonave tanë personalë, për në dyqanet online, pjesërisht po merr hov nga një tendencë tjetër: zbulimet e produkteve online të motivuara nga rrjetet sociale dhe reklamimi efektiv nëpërmjet bannerave në këto rrjete.

Nga studimi i vitit 2015, shifrat treguan se vetëm 5% e përdoruesve nga Facebook drejtoheshin në faqet e e-commerce në Pc / desktop, ndërsa kjo shifër arrinte në 7% kur kërkohej nga telefoni.

Gjtihashtu, të dhënat tregojnë se ne përdorim kompjuterat për ato lloj të mirash që kërkojnë më tepër kohë dhe kanë një proçes vendimmarrje më të gjatë, ndërsa telefonin e përdorim për ata artikuj që janë më spontanë dhe që zbulohen aty-për- aty. Këto të fundit kanë tendencë rritjeje.

Në 2014, njerëzit që përdorën mediat sociale për porositë e tyre u rritën me një shifër marramendëse prej 202%. Psh, pjesa më e madhe e shitjeve që vijnë nga rrjeti social Facebook gjenerohen nga reklamat që shfaqen në rrjet, duke shërbyer si një platformë promocionale shumë efikase.

Por jo vetëjm Facebook e bën këtë. Industri të caktuara që nuk janë të pakta në numër sigurojnë një pjesë të madhe të porosive nga platforma dytësore.

3. “Gjithmonë duke psonisur” është tashmë realitet

Njerëzit bëjnë ‘shopping’, apo psonisin, kurdoherë dhe nga kudo që u leverdis atyre. Kjo mund të jetë nga kompjuteri i punës, nga celulari i tyre, teksa udhëtojnë për në punë, ose nga shtrati ndërsa enden në ‘Facebook’. Kjo thekson se sa e rëndësishme është për tregtarët online që t’u ofrojnë konsumatorëve një eksperiencë fleksibël që u përshtatet zakoneve të tyre të blerjeve. Orari më i zakonshëm për individët për të blerë online janë ditët e javës nga ora 12 deri në orën 14 dhe të dielën gjatë mbrëmjeve.

Artikulli u ublikua më parë në faqen 43 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të lexuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0