Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend - Business Magazine Albania

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Për të tretin vit radhazi, One Albania është certifikuar nga kompania Omnitele, këtë vit si ofruesi me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në Shqipëri. Raporti tregon se One Albania ka rrjetin më të madh dhe më modern në vend.

Omnitele, një kompani finlandeze e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e gjerë në krahasimin e rrjeteve celulare dhe matjet në terren, në raportin e saj të fundit  ka bërë publike në muajin korrik 2025, rezultatet për rrjetin mobile për Shqipërinë.Matjet e krahasimore u kryen nga Omnitele në Shqipëri gjatë muajit Qershor 2025, duke përfshirë 10 qytete:  Tirana, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Lezhë si dhe akset lidhëse rrugore ndërmjet tyre.

Ky vlerësim u fokusua në matjen e tre komponentëve: 

  • përvojën gjatë thirrjeve zanore, 
  • përvojën me shërbimet e të dhënave dhe 
  • përvojën me aplikacionet.

ONE Albania rezultoi si rrjeti celular që ofron shpejtësitë mesatare më të larta të të dhënave në testet e shkarkimit, duke performuar edhe më të mirë se një vit më parë, me një shpejtësi mesatare në shkarkim prej 258 Mbps përkundrejt 143 Mbps të vitit të kaluar.

Superioriteti i rrjetit, testuar nga Omnitele sigurisht është pohim i transparencës dhe integritetit të kompanisë ndaj klientëve.

Sipas gjetjeve të raportit, shpejtësia mesatare e shkarkimit është përmirësuar me mbi 70%, teksa  shpejtësia mesatare e ngarkimit është përmirësuar me mbi 30%, kjo në saje të implementimit të teknologjisë 5G përgjatë vitit 2025.

Vit pas viti performanca gjithmonë e në rritje e rrjetit të One Albania, e konfirmuar nga matjet më të fundit krahasuese të kryera nga Omnitele, flet qartë se investimet tona të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve, përmirësimi i përvojës së përdoruesve dhe përkushtimi i kolegëve, kanë dhënë efektet e dëshiruara. Këto rezultate vërtetojnë se jemi të gatshëm të konkurrojmë në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit celular, duke përmbushur me sukses pritshmëritë e klientëve tanë.”- tha Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, në One Albania. 

Meqenëse teknologjia 5G ka një ndikim të dukshëm pozitiv në përvojën e shërbimit, ky raport shqyrtoi nivelin e prezencës dhe përdorimit të kësaj teknologjie në qytetet e analizuara dhe ndikimin e saj në performancën e rrjetit. Në këtë komponent sipas gjetjeve të raportit, One ishte i vetmi operator me mbulim 5G në të gjitha 10 qytetet e testuara, si dhe volumi i përdorimit të rrjetit One 5G, ishte gjithashtu më i larti.

“Rrjeti 5G, edhe pse ka vetëm disa muaj që ka filluar implementimin, ka treguar një performancë shumë të mirë, brenda pritshmërive tona për momentin ku ndodhemi dhe padyshim cilësia do të vijë  gjithmonë e më në rritje në vijim. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit teknologjik që do të ofrojë mundësi të shumta për klientët tanë. “– përfundoi  Z. Duka.

Gjithashtu, sipas  vlerësimeve të raportit të Omnitele edhe rezultatet e performancës së aplikacioneve të One Albana janë përmirësuar, duke u lejuar përdoruesve të ngarkojnë në faqet e internetit më shpejt, të kenë akses më të shpejtë në transmetim video me cilësi më të lartë dhe të postojnë në mediat sociale përmbajtje të ndryshme në një kohë edhe më të shkurtër se më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0