Shqipëria “ZJERMI” i ri i Ballkanit, Elite Travel dhe Ada Bileri tregojnë pse bota po na zbulon! - Business Magazine Albania

Shqipëria “ZJERMI” i ri i Ballkanit, Elite Travel dhe Ada Bileri tregojnë pse bota po na zbulon!

Shqipëria “ZJERMI” i ri i Ballkanit, Elite Travel dhe Ada Bileri tregojnë pse bota po na zbulon!

E kemi dëgjuar shpesh lakimin e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare si perla e fshehur e Ballkanit dhe të jemi të sinqertë sa herë e shohim e dëgjojmë kjo gjë na mbush edhe më me krenari. Më shumë se sa për perlën që tashmë e dimë, gëzojmë edhe për faktin se viteve të fundit ‘e fshehura’, nuk është më edhe aq e fshehur. Shqipëria jonë tashmë edhe më turistike, më e dëshiruar nga udhëtarët dhe pjesë e rëndësishme e hartës botërore të destinacioneve më të mira për pushime. Për të kuptuar më mirë këtë zhvillim me shumë dinamika, Business Magazine ka biseduar me Andi Proda, drejtor i Komunikimit dhe Marketingut pranë Elite Travel Group, një nga operatorët më të njohur të turizmit në Shqipëri, dhe gazetaren Ada Bileri, një zë mediatik që ndjek prej vitesh nga afër këtë sektor kaq të rëndësishëm të ekonomisë sonë.

Tendencat e sezonit/ Çfarë kërkojnë turistët sot në Shqipëri?

Sipas Andi Prodës nga  Elite Travel Group, kërkesa për jugun e Shqipërisë mbetet e lartë, me destinacione si Vlora, Saranda dhe Gjirokastra që vijojnë të tërheqin vëmendjen e pushuesve vendas dhe të huaj. Por një surprizë pozitive është edhe rritja e interesit për veriun, me theks të veçantë tek turizmi kulturor dhe aventurat në natyrë.

“Një nga destinacionet që po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të interesit është Vuthaj – një zonë shqiptare në Mal të Zi. Kërkesat për këtë destinacion janë rritur me rreth 300%, falë natyrës së saj malore dhe rrugës piktoreske që të çon atje,” – thotë Elite Travel..

Jo rastësisht edhe Tirana mbetet një nga atraksionet më të kërkuara, falë aksesit të lehtë nga aeroporti dhe zhvillimit të vrullshëm urban dhe kulturor.

Nga luksi te autenticiteti, si po ndryshon turisti modern në Shqipëri?

“Kërkesat për luks janë ende të kufizuara në Shqipëri, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe ofertës së duhur në këtë segment. Ajo që po kërkohet gjithnjë e më shumë janë ofrimi i përvojës autentike dhe të qëndrueshme, si ecjet në natyrë, rafting, vizitat në qytete historike, degustimet e verës dhe ushqimeve tradicionale,” – thekson Andi Proda.

Kjo prirje pasqyrohet dhe në paketat e këtij sezoni, ku theksi vihet te destinacionet autentike si Përmeti, Korça, Gjirokastra dhe veriu i Shqipërisë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0