Teknologjia financiare, e ardhmja e bizneseve dhe ekonomisë - Business Magazine Albania

Teknologjia financiare, e ardhmja e bizneseve dhe ekonomisë

Teknologjia financiare, e ardhmja e bizneseve dhe ekonomisë

Pas pandemisë së COVID 19, digjitalizimi i bizneseve dhe ekonomisë është kthyer tashmë në një domosdoshmëri. NOA është kompania e vetme në mikrofinancë që ofron një proces tërësisht të digjitalizuar përsa i përket dhënies së huave dhe ndihmës ndaj klientëve. Këtë eksperiencë të kompanisë, drejtorja ekzkeutive e NOA-s, Herjola Spahiu e ndau me të pranishmit në aktivitetin e organizuar nga USAID, që mblodhi në Tiranë aktorë të ndryshëm të ekosistemit Fintech (financial technology- teknologjia financiare) nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Tregova për rrugëtimin tonë drejt ofrimit të të gjithë proceseve financiare në mënyrë teknologjike, përvojën me klientët, sfidat me rregullatorët, mungesën e njohurive financiare dhe mundësitë për të përmirësuar më tej aksesin e SME-ve në produktet financiare. Ishte bukur të flisje për tregtinë elektronike,  faktorizimin dixhital, huadhënien dixhitale, platformat e referimit dixhital, etj, si e ardhmja e afër dhe mënyra më e mirë për t’i shërbyer konsumatorëve dhe ekonomisë së vendit”, shprehet numri një i NOA-s, Spahiu.

Aktiviteti rajonal i USAID që u zhvilluar në Tiranë synon që të lehtësojë qëndrueshmërinë dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), duke përmirësuar aksesin e tyre dhe përdorimin e financave të përshtatshme. Një nismë që ndihmon në mobilizimin e kapitalit dhe diversifikimin e tregut financiar në Ballkanin Perëndimor, duke bashkëpunuar me partnerët për të zhvilluar produkte dhe shërbime financiare dhe për të lehtësuar rritjen afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0