Tashmë një mundësi edhe për sipërmarrjen turistike, krijohet fondi i ndihmës financiare

Tashmë një mundësi edhe për sipërmarrjen turistike, krijohet fondi i ndihmës financiare


Është publikuar vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për krijimin e fondit të sipërmarrjes turistike, sipas të cilit fondi total shtetëror në ndihmë të sipërmarrjes turistike do të jetë 30 milionë lekë për periudhën 2017-2019.

Ai do të shkojë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për përmirësimin e klimës dhe kushteve të prodhimit dhe marketimit të produkteve e shërbimeve turistike, duke krijuar bazat për një zhvillim të sektorit të turizmit.

Fondi ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të sipërmarrjeve turistike që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale, operatorë turistikë, agro-turizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës.

Sipërmarrjet turistike duhet të plotësojnë kushtet: janë ndërmarrje të klasifikuara si mikro ose të vogla; kanë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit; ofrojnë shërbime turistike brenda vendit; paraqesin një projekt-propozim ose plan biznesi duke demonstruar se aktivitetet e parashikuara për mbështetje nga Fondi i Sipërmarrjes Turistike janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, duke pasur parasysh përdorimin e fondit për një investim afatgjatë.

Ato duhet të jenë të regjistruara në QKB, të mos kenë detyrime tatimore e doganore të papaguara dhe të operojnë në tregun turistik që prej jo më pak se një viti.

burimi: javanews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0