Studimi: Të punuarit nga shtëpia shkakton stres - Business Magazine Albania

Studimi: Të punuarit nga shtëpia shkakton stres


Ju mund të mendoni se duke punuar nga shtëpia është më mirë se sa në zyrë për disa arsye: qëndrimi me pantofla nepër shtëpi, kakao e nxehtë dhe macja apo qeni juaj që qëndron pranë tavolinës tuaj të punës. Por çfarë thotë studimi?

Një studim i punonjësve në 15 shtete i bërë javën e kaluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara ka gjetur se edhe pse përparimet teknologjike e kanë bërë shumë më të lehtë për të punuar nga shtëpia, efektet anësore negative mund të jenë të rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse një punonjës është “shumë mobile” (gjithmonë në lëvizje), një punonjës i rregullt që punon vetëm në shtëpi apo një punonjës që ndan kohën mes shtëpisë dhe zyrës – secila prej tyre do të thotë stres.

Për shembull, siç është raportuar në Medical Xpress, 41 % e punonjësve që punojnë jashtë zyrës thanë se ata përjetonin shumë stres, krahasuar me 25% të punonjësve të zyrës. Për ata punonjës të cilët punojnë rregullisht në shtëpi, 42% e tyre thanë se ata kanë vuajtur nga pagjumësia, krahasuar me vetëm 29% të kolegëve të tyre në zyrë. A është kjo për shkak se ata flejnë gjumë kur janë në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe nuk mund të flejnë natën? Edhe pse unë kam dyshimet e mia për këtë por të dhënat e studimit japin arsye të tjera.

Raporti tha se është shumë e vështirë të punosh në shtëpi, sepse mjedisi sjell rrezikun e “orarit të gjatë të punës, intensitetin më të lartë të punës dhe ndërhyrjet punë-shtëpi.” Kjo mund të rezultojë në punë shtesë të papaguar dhe mungesë të gjumit – dhe ju lutem, le të mos përmendim faktin që komshinjtë mund të bëjnë zhurmë në momentin që jeni duke bërë një tele-konferencë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje qeverive për të zhvilluar politika për të ndihmuar kompanitë të menaxhojnë punonjësit në largësi duke marrë në konsideratë këto nivele të shtuara të stresit. Raporti theksoi kodin e punës në Francë i cili, për shembull, i jep punëtorëve të drejtën për të mos kthyer përgjigjë mbas orarit të punës.

Të punuarit nga shtëpia mund të jetë një përfitim i mirë dhe produktiv për disa të punësuar. Studim pas studimi tregojnë se millennials, që përbëjnë rreth gjysmën e fuqisë punëtore dëshirojnë më shumë lëvizshmërinë dhe pavarësinë. Por koha që duhet të kalojnë në zyrë është gjithashtu shumë e rëndësishme. “Dy deri në tre ditë pune nga shtëpia është shumë e ëmbël”, thotë një nga autorët e studimit në artikullin e Medical Xpress.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0