Francezët nuk do i përgjigjen më e-maileve pas orarit të punës - Business Magazine Albania

Francezët nuk do i përgjigjen më e-maileve pas orarit të punës


Një ligj i ri që i detyron kompanitë franceze t’u japin punonjësve të drejtën për të injoruar emailet dhe smartphone-ët jashtë orarit të punës, ka hyrë në fuqi nga e diela e 1 Janarit.

“E drejta për tu shkëputur”, një nga të parat e këtij lloji në botë do të detyrojë kompanitë me më shumë se 50 punonjës që të negociojnë me një paketë masash me stafin e tyre se kur duhet të punojnë jashtë orarit të kontraktuar të punës.

Përdorimi i tepruar i smartphone është fajësuar për shkallën e “stresit psikologjik nga lodhja në punë” dhe “pagjumësinë” në mesin e të punësuarve, ku shumë prej tyre janë të pasigurtë në lidhje me faktin se kur ata janë të lejuar ligjërisht për t’a mbyllur telefonin.

Ligji i ri është mirëpritur nga sindikatat e fuqishme tregtare të Francës, të cilët kanë argumentuar se si rrjedhojë e përdorimit të tepruar të smartphone-ve, shumë njerëz punojnë më shumë se kufiri i përjavshëm prej 35 orësh.

Masat u zbatuan nga Myriam El Khomri, Ministri i Punës, i cili porositi një raport në Shtator 2015, që paralajmëroi rreth ndikimeve në shëndet të “info-obezitetit” që prek shumë vende pune.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0