Studimi: 11 minuta aktivitet fizik në ditë mund të parandalojë 10% të vdekjeve të parakohshme - Business Magazine Albania

Studimi: 11 minuta aktivitet fizik në ditë mund të parandalojë 10% të vdekjeve të parakohshme

Studimi: 11 minuta aktivitet fizik në ditë mund të parandalojë 10% të vdekjeve të parakohshme

Bërja të paktën 11 minuta aktivitet fizik në ditë mund të parandalojë 10% të vdekjeve të parakohshme. Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se ecja e shpejtë, kërcimi, ngasja e biçikletës, loja e tenisit ose ecja mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të kokës dhe qafës dhe leuçeminë mieloide.

Pra, një në 10 vdekje të hershme mund të shmanget nëse të gjithë do të përmbushin vetëm gjysmën e objektivit të rekomanduar javor prej 150 minutash aktivitet fizik.

“Nëse ju jeni dikush që ju duket pak e frikshme ideja e 150 minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, atëherë gjetjet tona duhet të jenë një lajm i mirë”, ka thënë doktori i njësisë epidemiologjike të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore të Kembrixhit (MRC), ndërsa shton se nëse “kuptoni se 75 minuta në javë janë të menaxhueshme, atëherë mund të provoni ta rritni gradualisht në sasinë e plotë të rekomanduar.”

Studiuesit, studiuan 196 artikuj duke mbuluar më shumë se 30 milionë pjesëmarrës nga 94 grupe të mëdha studimi. Ata ekzaminuan lidhjen midis niveleve të aktivitetit fizik dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes së hershme. Si përfundim, bërja e 75 minutave në javë aktivitet, ul rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 23%, zbuluan ata. Kjo normë aktivitetit ishte gjithashtu e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17% dhe kancerit me 7%.

“Bërja e aktiviteteve që ju pëlqejnë dhe që janë të lehta për t’u përfshirë në rutinën tuaj javore është një mënyrë e shkëlqyer për t’u bërë më aktiv”, theksojnë studiuesit. Rezultatet u publikuan në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0