STARTUP LIVE TIRANA në edicionin e 5-të, Business Mag partnere mediatike - Business Magazine Albania

STARTUP LIVE TIRANA në edicionin e 5-të, Business Mag partnere mediatike


Business Magazine Albania njofton me kënaqësi hapjen e konkursit pёr sipёrmarrjen dhe zhvilimin e talenteve tё reja nё fushat e marketingut, design-it, biznesit, financave dhe inovacionit, Startup Live Tirana! Si “partnere” në misionin e saj për promovimin dhe akselerimin e startupeve dhe të apasionuarve tё teknologjisё dhe ideve innovative, Business Magazine Albania është sponsor mediatik dhe shpreh mbështetje të plotë në zhvillimin e këtij eventi.

“UNIque Junior Enteprise” do të organizojë për të pestin vit rradhazi kompeticionin e ideve inovative të biznesit nga të rinjtë Startup Live Tirana, konkursit me format ndërkombëtar mbi promovimin e të rinjve dhe planeve të tyre të biznesit në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm. Startup Live Tirana do te organizohet në datat 20-22 Maj 2016, ne Godinёn “Liria”, gjatё Javёs së Inovacionit me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit, Bashkisë Tiranë, Universitetit të Tiranës, Protik, Albanian Innovation Accelerator etj.

Ftohen studentë dhe të rinj me aftësi në programim, design, shitje&marketing, financë apo menaxhim që duan të marrin ndihmën e nevojshme në hapat e tyre të parë si sipërmarrës të suksesshëm. Startup Live mbledh të rinj të profileve të ndryshme të cilët bashkojnë energjitë e tyre, ndahen në grupe dhe marrin feedback-un e nevojshëm nga mentorët profesionistë vendas dhe të huaj për të prezantuar idenë e biznesit. Ky aktivitet përmbush kërkesat dhe dëshirat e të rinjve të cilët përbëjnë sipërmarrësit dhe biznesmenët potencialë të së ardhmes.

Në Startup Live Tirana pjesëmarrësit ndahen në 2 kategori: të rinj që kanë një ide e dëshirojnë ta zhvillojnë atë më shumë për një prezantim sa më të mirë final dhe të rinj që nuk kanë një ide biznesi por janë të gatshëm të vënë në dispozicion njohuritë e tyre për t’u bërë pjesë e një grupi dhe për të bashkëpunuar në të.

Aktiviteti do të zhvillohet sipas skedulit të mëposhtëm:
Dita 1: Regjistrimi i pjesёmarrësve, krijimi i grupeve, njohja me njëri-tjetrin
Dita 2: Zhvillimi i trajnimit dhe prezantimi paraprak i ideve/projekteve të biznesit
Dita 3: Prezantimi final dhe përcaktimi i fituesve

Grupet më të mira do të vlerësohen me çmime në vlerë monetare, por edhe me mundësinë për të patur mentorim dhe mjedis fizik 3-6 muaj për biznesin e tyre pas eventit nëpërmjet bashkëpunimit tonë me disa nga Inkubatorët dhe Programet e Akselerimit në Shqipëri.

Për më shumë info: www.startuplive.in/tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0