Startup-et me themelues shqiptarë të Kosovës, që po lulëzojnë në botë - Business Magazine Albania

Startup-et me themelues shqiptarë të Kosovës, që po lulëzojnë në botë

Startup-et

Nuk duhet të çuditemi me potencialin e madh që kanë shqiptarët për të krijuar dhe zhvilluar startup-e të suksesshme, që njihen dhe ofrojnë shërbimet e produktet e tyre kudo në botë. Madje këtë potencial e kanë parë dhe nuk e kanë lënë t’u ikë edhe shumë firma investimi, të cilat pa ngurruar kanë besuar dhe kanë investuar tek këto startup-e.

Këtë listë me startup-et dhe themeluesit përkatës e ka publikuar në faqen e tij të facebook, Z. Alejtin Berisha, një sipëmarmarës serial nga Kosova, themeluesi i shkollave finlandeze ndërkombëtare dhe shkollave finlandeze International Online International, dhe BusinessMag po e sjell tek të gjithë lexuesit e tij.

Startup-e të themeluar nga shqiptarë, kryesisht të Kosovës, të cilët brenda 2-3 viteve do të bëhen unicorns, kompani me vlerë 1 miliard dollarë:

1. Fresha, e themeluear nga Labinot Zeqiri, ka marrë 152 milionë dollarë investim në Series C me vlerësim 640 milionë dollarë. Unicorn i parë shqiptar, brenda këtij viti.

BusinessMag ka shkruar për këtë startup: Fresha, startup-i nga shqiptari William Zeqiri, mbledh 100 milionë dollarë financime për platformën e saj të rezervimit të takimeve

2. Slice, themeluar nga Ilir Sela, ka marrë 100 milionë dollarë investime në total dhe ka një ekip me mbi 650 të punësuar (kryesisht shqiptarë) në Maqedoninë e Veriut.

Slice, themeluar nga Ilir Sela, i gatshëm për të punësuar në të gjithë Ballkanin

3. ArchiPro, themeluar nga Milot Zeqiri, ka marrë 35 milionë dollarë investim në Series A nga #TigerGlobalManagement, një nga firmat më të rëndësishme të investimit në botë (ka investuar edhe në Facebook, Spotify, Alibaba, Stripe, Quora etj).

4. Tive, themeluar nga Krenar Komoni, ka marrë 54 milionë dollarë investim në Series B. Ka zyrë me mbi 80 të punuësuar në Prishtinë.

5. ButlerHospitality, themeluar nga Premtim Gjonbalic, ka marrë 55 milionë dollarë investim në Series A dhe B. Ka zyrë me mbi 70 të punësuar në Prishtinë.

6. HELLOSolaborate, themeluar nga Labinot Bytyqi, ka ngritur mbi 12 milionë dollarë investime ndërsa pajisja Hello Healthcare gjendet në mbi 10,000 dhoma të pacientëve kudo në botë në partneritet me gjigantët e industrisë së shëndetësisë. Ka zyrë në Prishtinë me mbi 100 të punësuar.

Projekti i suksesshëm HELLO, shpallet Inovacioni i Vitit nga ICT Awards

7. Twig, themeluar nga Geri Cupi, ka marrë 35 milionë dollarë investime në Series A. Ka zyrë me rreth 30 punëtorë në Prishtinë.

Edicioni i 10-të jubilar i ICT Awards! Një dekadë arritjesh shqiptare në teknologji dhe inovacion

8. Radix, themeluar nga Blerim Zeqiri, megjithese nuk kanë marrë ndonjë investim, kanë rritje shumë të shpejtë dhe punësojnë mbi 60 persona vetëm në Prishtinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0