Fresha, startup-i nga shqiptari William Zeqiri, mbledh 100 milionë dollarë financime për platformën e saj të rezervimit të takimeve - Business Magazine Albania

Fresha, startup-i nga shqiptari William Zeqiri, mbledh 100 milionë dollarë financime për platformën e saj të rezervimit të takimeve

Fresha

Bizneset e lidhura me bukurine dhe wellness janë rikthyer me rënien e kufizimeve të COVID-19, dhe startup-i që ndërtoi një platformë që plotëson nevojat e shumta të ndërmarrjeve të vogla në këtë industri ka njoftuar një raund të madh financimi për t’u rritur me ta.

Fresha – një platformë me funksionalitete të shumta për bizneset e pavarura të wellness dhe bukurisë, të tilla si sallone flokësh, thonjsh dhe për lëkurën, instruktorë të jogës dhe më shumë, bazuar rreth një platforme krejtësisht falas abonimi për të planifikuar rezervime nga klientët, ka marrë 100 milionë dollarë financim.

Fresha planifikon të përdorë fondet për të zgjeruar listën e vendeve ku ajo operon, për të rritur kategoritë e kompanive që përdorin shërbimet e saj dhe për të krijuar më shumë shërbime që plotësojnë ato që tashmë ofron, duke ndihmuar klientët të bëjnë punët e tyre dhe duke u ofruar atyre më shumë njohuri dhe të dhëna rreth asaj që tashmë po bëjnë.

General Atlantic po udhëheq këtë Seri C, me Huda Kattan, Michael Zeisser të FMZ Ventures dhe Jonathan Green të Lugard Road Capital, së bashku me investitorët e kaluar Partech, Target Global dhe FJ Labs.

Fresha ka mbledhur 132 milionë dollarë deri më sot dhe nuk po e mbyll vlerësimin e saj. Kompania u ribrendua me emrin Fresha në shkurt të 2020, pasi ka qenë e njohur si Shedul.

Fresha

Lexoni: Platforma e suksesshme Shedul.com e themeluar nga shqiptari William Zeqiri siguron 6 milionë $ financime

Gama aktuale e shërbimeve të Fresha përfshin një platformë falas për rezervimin e takimeve; software falas për menaxhimin e llogarive; një shërbim pagese që përfshin një pikë fizike të shitjes edhe ndërfaqen dixhitale; dhe një marketplace më i gjerë për të siguruar mallra për bizneset (B2B); dhe që bizneset të shesin mallra tek klientët (B2C).

Kompania me qendër në Londër ka 50,000 klientë biznesi dhe 150,000 stilistë dhe profesionistë në 120+ vende (kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Europë), me rreth 250 milionë takime të rezervuara deri më sot.

Dhe ndërsa shumë biznese duhej të kufizonin mënyrën e funksionimit të tyre (dhe në disa vende duhej të ndalonin së funksionuari plotësisht), Fresha zbuloi se po tërhiqte shumë biznese të reja pjesërisht për shkak të modelit të tij “falas” që do të thoshte se klientët nuk kishin për të paguar për të mbajtur një platformë rezervimi në një kohë kur ata nuk po merrnin rezervime, por mund të përdornin Fresha për të gjeneruar të ardhura në mënyra të tjera (të tilla si përmes shitjes së mallrave, kupona për shërbime të ardhshme dhe më shumë.)

Pra, në një vit kur mund të keni menduar se një kompani e bazuar në ofrimin e shërbimeve për industri që ishin goditur rëndë nga COVID do të kishte falimentuar, në fakt Fresha pa një rritje prej 30x në transaksionet e pagesave me karta krahasuar me një vit më parë, dhe më shumë se 12 miliardë dollarë takime për rezervime të bëra në platformën e saj.

Në një treg që është i tej mbushur me kompani teknologjike që ndërtojnë platforma për të rezervuar shërbime të lidhura me bukurinë dhe më shumë dhe për të menaxhuar biznesin e shitësve me pakicë, thelbi i Fresha është një platformë rezervimi e ndërtuar si një produkt krejtësisht falas.

Pse falas? Për të tërhequr më shumë përdorues në shërbimet e saj të tjera (të tilla si pagesat, të cilat vijnë me një kosto), dhe për shkak se bashkëthemeluesit William Zeqiri dhe Nick Miller, mendojnë se kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar një biznes si ky në një treg të mbushur me njerëz.

“Ne besojmë se software është një komoditet”, tha Zeqiri në një intervistë. “Shumë nga konkurrentët tanë po mposhtin njëri-tjetrin me çmime shumë të ulëta. Ne kemi dashur të konsolidojmë software, të mbledhim të dhëna për bizneset, se si ata përdorin shërbimet që ofrojmë.”

Këto të dhëna çuan, së pari, në identifikimin e nevojës dhe ndërtimin e software dhe lançimin e tregjeve të tij B2B dhe B2C, dhe idea ka të ngjarë të çojë në më shumë produkte ndërsa vazhdon të maturohet.

Ndërkohë, shërbimet që ajo tashmë ofron, si pagesat, janë rritur shumë, sepse ato kanë shërbyer për çdo transaksion virtual, si shitja e kuponëve ose produkteve.

Miller vuri në dukje se ndërsa shumë nga klientët e saj ndërlidhen me teknologjinë me shumë ngurrim,  ata gjithashtu kuptuan se duhet të përdorin më shumë shërbime dixhitale thjesht për shkak të rrethanave. “Duke parë atë që ndodhi, adaptimi me teknologjinë u përshpejtua për klientët tanë,” tha Miller.

“Fresha është shfaqur si një lider që fuqizon industrinë e bukurisë dhe wellness,” tha Aaron Goldman, kreu Global i shërbimeve financiare dhe drejtor i Përgjithshëm në General Atlantic, në një deklaratë. “William, Nick dhe ekipi i Fresha kanë ndërtuar një produkt që po përshtatet në treg dhe po krijon vlerë afatgjatë përmes pagesave të tij, programeve dhe ofertave të tregut. Ne jemi të entuziazmuar që jemi partnerë me kompaninë dhe besojmë se Fresha ka mundësi të konsiderueshme për të shkallëzuar më tej platformën e saj inovative.”

“Unë kam qenë dëshmitar i ndikimit pozitiv që Fresha ka për sipërmarrësit e bukurisë”, shtoi Kattan. “Kompania është një forcë për të mirë në komunitetin në rritje të profesionistëve të bukurisë në të gjithë globin, të cilët gjithnjë e më shumë po adaptojnë një qasje të vetë-punësimit. Duke e bërë të arritshëm software kryesor të biznesit pa asnjë tarifë abonimi, Fresha lejon profesionistët të përqëndrohen në atë që bëjnë më mirë – duke ofruar përvoja të shkëlqyera për klientët e tyre.

/techcrunc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0