Startup-et japin zgjidhje të reja në tregun e sigurimeve - Business Magazine Albania

Startup-et japin zgjidhje të reja në tregun e sigurimeve


Investitorët kanë hedhur miliarda dollarë në startupet që merren me teknologjinë financiare. Ato njihen ndryshe me emrin “fintech”. Deri tani janë hapur qindra kompani të reja që po rimodelojnë mënyrën e pagesave, huamarrjes, brokerimit dhe analizës së të dhënave.

Gjithsesi, tregu i sigurimeve nuk është prekur akoma nga sipërmarrjet e reja të teknologjisë financiare. Kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Tregu i sigurimeve është pak i vështirë për t’u depërtuar, për dy arsye kryesore. Më e rëndësishme është se ky treg ka proçedura të shumta. Tregu i sigurimeve shëndetsore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të jetë tregu më burokratik në botë. Përpara se një kompani të hedhë në treg një paketë sigurimi, duhet të ketë shumë miratime nga zyrat e shtetit.

Të kalosh nëpër këto proçedura është e kushtueshme dhe të ha shumë kohë. Një kompani që themelohet sot, nuk mund të nxjerrë një paketë sigurimesh të paktën deri në vitin 2018 – thotë Mario Schlosser, drejtori ekzekutiv i Oscar, një kompani sigurimesh shëndetësore online.

Vështirësia e dytë është kapitali. Sipërmarrjet e reja të teknologjisë financiare zakonisht mbështeten nga investitorët për të paguar rrogat, zyrat, sistemet dhe nuk kanë një buxhet të madh. Shumë nga këto startup-e mundohen të shmangin asete me risk të lartë dhe shërbejnë në pjesën më të madhe të rasteve si ndërmjetës midis huadhënësve dhe huamarrësve, investitorëve dhe investimeve, ose dërguesve të parave dhe marrësve.

Kjo nuk funksionon për tregun e sigurimeve. Një kompani sigurimesh mban gjithmonë mbi vete risk. Gjithashtu klientët duan të kenë besim dhe ta kenë pranë gjatë gjithë kohës kompaninë e sigurimeve, gjë e cila është e vështirë të realizohet nga një startup.

Lemonade” është një startup amerikan që ofron paketa sigurimi nëpërmjet platformës “peer-to-peer”. Në këtë rast “Lemonade” luan rolin e ndërmjetësit. Disa sipërmarrje të reja në Evropë si “Guevara” në Britani dhe “Friendsurance” në Gjermani, përpiqen të shesin paketa sigurimesh ku risku merret përsipër nga miqtë. Këto kompani mendojnë se miqtë kanë më shumë informacion për sa i përket prirjes së aksidenteve të njerëzve.

/Artikulli u publikua më parë në faqen  të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Metromile,” një startup për sigurimin e makinave me qendër në San Francisco, ka marrë një kurs tjetër. Paketat e sigurimit nga ky startup janë të nënshkruara nga “National General,” një kompani sigurimesh. Tani, kjo marrëveshje e lejon Metromile të zgjerojë teknologjinë dhe të rrisë numrin e klientëve. Duke kaluar koha, me rritjen e fitimeve, Metromile mund të marrë përsipër më shumë rrezik.

Si çdo kompani sigurimi, Metromile synon të përzgjedhë klientë sa më pak të rrezikuar ndaj aksidentëve. Për kompanitë e sigurimit të makinave, kjo do të thotë përzgjedhja e atyre që bëjnë më pak aksidente.

Kompanitë e mëdha të sigurimit si “Progressive in America” dhe “Aviva” në Britani, kanë filluar të zhvillojnë aplikacione për të kontrolluar se sa të kujdesshëm janë në drejtimin e automjetit klientët e saj. Sa shpejt lëvizin dhe se sa fort i shtypin frenat, janë disa faktorë të rëndësishëm që përdorin këto aplikacione.

Metromile, ndryshe nga kompanitë e mëdha të sigurimit, mat miljet që përshkruan makina. Klientët paguajnë një tarifë prej $45-50 në muaj. Ka një lidhje direkte, deklaron Metromile, midis miljeve të përshkruara dhe shanseve për të bërë aksident. Llogariten rreth 75 milionë makina që dalin rrallë në rrugë në Amerikë. Kostoja e sigurimit të këtyre makinave është $73 miliardë në vit.

Ky shërbim i ri i Metromile, jo vetëm që kursen para, gjithashtu jep një shembull se startupet e teknologjisë financiare mund të përshtaten në tregun e sigurimeve shoqërore.

/Artikulli u publikua më parë në faqen  të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0