Standard&Poor's konfirmon ekonominë shqiptare me B+ dhe perspektivë të qëndrueshme - Business Magazine Albania

Standard&Poor’s konfirmon ekonominë shqiptare me B+ dhe perspektivë të qëndrueshme

Standard&Poor's

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) ka konfirmuar në rishikimin e saj të fundit se Shqipëria mban vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.
Sipas Ministrisë së FInancave, agjencia vlereson se, rritja reale do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3%, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm.

Sipas kësaj agjensie, deficiti fiskal do të ulet në periudhën afatmesme, duke sjellë si rezultat rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në.

Presioni i jashtëm do të jetë i menaxhueshëm, sipas S&P, nisur nga rezervat e larta valutore të vendit dhe borxhi i jashtëm. Për këtë ajo bazohet në pritshmërinë e rritjes ekonomike të Shqipërisë, regjimin relativisht fleksibël të kursit të këmbimit dhe rezervat e forta valutore.

Megjithëse, Agjensia vlerëson se konsolidimi fiskal mund të ngadalësohet.

Agjensia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte jashtëzakonisht e fortë dhe pret që ritmet reale të rritjes për këtë vit të jenë 8.5-9.0 % në terma realë.

Lexo: Të shpresojmë që 2022 do të jetë një vit më i mbarë për ekonominë

Ndërkohë, duke pasur parasysh normën e ulët të kursimeve në ekonomi, agjensia beson se reformat e duhura në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e flukseve hyrëse të investimeve të huaja do të jenë kritike që Shqipëria të mbajë një ritëm më të lartë të konvergjencës së të ardhurave me homologët e rajonit dhe me eurozonën.

Agjensia konstaton se, krahas përpjekjeve për të forcuar balancën fiskale, autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0