Snap po planifikon largimin e punëtorëve nga puna, sipas dy burimeve që janë në dijeni me planet e kompanisë. Shkurtimet e planifikuara vijnë pasi kompania së fundmi dha rezultate zhgënjyese të të ardhurave dhe nuk parashikoi të ardhura për tremujorin e tretë. Ky lajm çoi në rënie të çmimit të aksioneve në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave.
Mbetet e paqartë se sa nga 6,000 punëtorët e Snap do të largohen nga puna, pasi menaxherët në të gjithë kompaninë ende janë duke planifikuar shtrirjen e plotë të shkurtimeve për ekipet e tyre. Russ Caditz-Peck, një zëdhënës i Snap, nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
Biznesi i Snap është dëmtuar kohët e fundit në dy fronte kryesore: i pari është prezantimi nga Apple i kërkesës “Ask App Not to Track”, të cilin një shumicë e vlerësuar e pronarëve të iPhone kanë zgjedhur “Po”. Kjo e ka bërë më të vështirë për kompanitë si Snap, të shpvrndajnë reklamat e tyre.
Lexo: 8 punët që robotët nuk do të mund t’i bëjnë kurrë
Faktori i dytë është rënia e madhe ekonomike që ka ndëshkuar veçanërisht çmimet e aksioneve të Snap dhe kompanive të tjera që “djegin para”. Snap ka qenë fitimprurës vetëm në një tremujor që kur doli në publik në 2017.
Hera e fundit që Snap kishte bërë largime nga puna ishte viti 2018, kur ende ishin në “lëkundje” nga dizajni i ri i aplikuar në formë jo cilësore. Që atëherë baza e tyre e përdoruesve është ngritur në 347 milionë përdorues ditor, duke e kaluar Twitter-in.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto