Smartfonët dhe të rinjtë: Çfarë do sakrifikonin të rinjtë vetëm që të mos hiqnin dorë nga telefonët e tyre - Business Magazine Albania

Smartfonët dhe të rinjtë: Çfarë do sakrifikonin të rinjtë vetëm që të mos hiqnin dorë nga telefonët e tyre


Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për një javë në mënyrë që të mbanit privilegjet që ju japin smartfonët tuaj?

Shumë konsumatorë thonë se do të jenë të gatshëm të ndalojnë përkohësisht përdorimin e sendeve shtëpiake ose të heqin dorë nga argëtimi; disa janë me sa duket të gatshëm për të adaptuar standardet e “këqija të higjienës“.

Siç rezulton, 41% e të rinjve të moshës 18 – 34 vjeçare thanë se do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga larja për një javë nëse kjo do të thotë që të mbanin telefonët e tyre për të njëjtën periudhë kohore, sipas një sondazhi të kryer nga shërbimi telefonik i aplikacionit “Visible”. Të 1,180 të anketuarit kishin në pronësi një smartfon dhe u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë sipas gjinisë.

Lexoni: Përdorimi i smartphone sa vjen e bëhet më i “frikshëm” për të gjithë

Po aq argëtuese sa mund të duket kjo gjë, statistikat sjellin në mendje varësinë që kanë kundrejt smartfonëve individët, në veçanti adoleshentët. Ndërsa disa argumentojnë se është në dorë të krijuesve të produktit për të kontrolluar varësinë ndaj pajisjeve dixhitale, të tjerë argumentojnë se është përgjegjësia e çdo individi dhe hapi më i rëndësishëm është që secili nga ne të dijë se ku qëndron.

Në anketim, 54% e të anketuarve thanë se do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga filmat dhe TV për një muaj, ndërsa 28% thanë se do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake për një javë, 23% do të zgjidhnin telefonin mbi kafenetë dhe 17% kishin qasjen ‘të merrnin furçën e dhëmbëve, por jo telefonin e tyre’.

Duke pasur parasysh funksionin e smartfonëve të sotëm, nuk vjen si surprizë që konsumatorët do të jenë të gatshëm t’u japin përparësi atyre më shumë se një dekadë më parë. Por këto rezultate janë një vështrim interesant se si një brez që ka jetuar me smartfonë për të gjithë ose shumicën e jetës së tij i sheh pajisjet mobile si domosdoshmëri më tepër sesa si luks.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0