Sipërmarrësit e rinj shqiptarë (Albanian Young Entrepreneurs) - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e rinj shqiptarë (Albanian Young Entrepreneurs)


Nëse keni një ide inovative biznesi apo ke nisur një biznes aplikoni tek idea.cefe.net për të përfituar nga një paketë trajnimi për të zhvilluar, konsoliduar idenë tuaj dhe planin e biznesit dhe përmirësuar sipërmarrjen tuaj.

120 startup-e inovative do të mbështeten për të fuqizuar kompetencat sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, deri në finalizimin e një plan-biznesi bindës.

Në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim Shqiptar-Gjerman dhe nën koordinimin e AIDA (Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve) projekti IDEA (Zhvillim Inovativ për Sipërmarrësit në Shqipëri) ofron një kombinim te trajnimit dhe këshillimit/coaching të konceptuar si një konkurs përgjatë 4 hapave.

Në fillim të dhjetorit 15 finalistë të përzgjedhur do të prezantojnë planet e tyre para një Jurie të pavarur, me përfaqësues nga sektori publik e privat. Aplikantët duhet të vijnë me një ide të mirë, të angazhohen dhe të punojnë fort në maturimin e idesë për një biznes që rritet.

Aplikimet deri në datën 21 Gusht 2016 tek www.idea.cefe.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0