Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2015 arriti 118,5 % duke u rritur me 2.1 % krahasuar me muajin nëntor të viti 2014. Sipas raportit të publikuar këtë të mërkurë nga INSTAT, rritja vjetore në muajin nëntor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,30 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “hotele, kafene e restorante” dhe “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me nga +0,03 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transporti” kanë kontribuar me -0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me -0,05 dhe çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar -0,02 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin nëntor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,9 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %, grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 % etj. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 35,6 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 13,9 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,1 %, etj.
Çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë e vezë” u ulën me 4,4 %, pasuar nga nëngrupi “mish” me 0,8, grupi “kafe, çaj e kakao” me 0,6 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 4,0 %, pasuar nga grupi “transporti” me 2,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit është -0,3 %. Krahasuar me muajin tetor 2015, ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “transporti ” me 1,2 %. Krahasuar me muajin e mëparshëm çmimet e eurodiezelit u ulën me 2,9 % dhe çmimet e benzinës me 3,2 %.
/Balkanweb/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.