PowerToHR – 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj - Business Magazine Albania

PowerToHR – 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj

A dëshironi të mbeteni konkurrues në treg dhe të jeni në hap me trendet  e punësimit? PowerToHR është eventi që nuk duhet ta humbni për të arritur qëllimet e juaja. Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajon, që bashkon profesionistë HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore, por organizohet më 6 dhe 7 maj në AMC Hall Prishtina. Këtë vit vjen dy ditë me një format dinamik për t’u lidhur dhe për të ndërtuar bashkëpunime reale.

100+ sesione interaktive me folës vendorë dhe globalë

Në qendër të programit janë mbi 100 sesione interaktive, që përfshijnë folës dhe vendimarrës që udhëheqin politikat e kompanisë nga Google, Meta, Microsoft, Spotify, OpenAI, Disney, Sony, Bosch, Amazon e Netflix në këto formate. 

  • Fjalime kryesore (keynotes)
  • Fireside chats
  • Panele diskutimi
  • Masterclass
  • Sesione mentorimi

Këto formate i mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime, të marrin njohuri praktike të aplikueshme dhe të eksplorojnë temat më të rëndësishme si transformimi i Burimeve Njerëzore, ndikimi i inteligjencës artificiale në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”

Networking që hap dyer dhe krijon partneritete

Ky event krijon mundësi të fuqishme për rrjetëzim profesional me 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, duke i vendosur pjesëmarrësit në kontakt të drejtpërdrejtë me vendimmarrës, ekspertë dhe organizata që po formësojnë të ardhmen e punës në rajon. Përmes këtyre ndërveprimeve, PowerToHR shndërrohet në një pikë takimi ku idetë shkëmbehen dhe partneritetet lindin natyrshëm.

Këto formate i mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime, të marrin njohuri praktike të aplikueshme dhe të eksplorojnë temat më të rëndësishme si transformimi i Burimeve Njerëzore, ndikimi i inteligjencës artificiale në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.

Investim në zhvillimin tuaj profesional

PowerToHR po vendos standarde të reja për eventet profesionale në Ballkan, duke ndërtuar një komunitet të fortë profesionistësh që synojnë të jenë pjesë e ndryshimit. Për pjesëmarrësit, ky samit përfaqëson një investim në rrjetin profesional, zhvillimin e njohurive dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.

Një vizion për njerëzit inovativ 

PowerToHR nuk është thjesht një event– është një platformë që lidh njerëzit me vizionin për organizata më të forta, më inovative dhe më humane, duke e kthyer të ardhmen e punës nga një koncept në një realitet konkret që na mban stabil. 

Future is now. Krijo të ardhmen tënde në samitin që hap mundësitë e reja. Bleje biletën tani në këtë link: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0