Silicon Valley në krizë për punonjës të rinj, zbulon sondazhi i ri - Business Magazine Albania

Silicon Valley në krizë për punonjës të rinj, zbulon sondazhi i ri


Silicon Valley njihet si qendra e teknologjisë dhe inovacionit, por njerëzit e industrisë po vënë re se dominimi i saj po fillon të venitet.

Një sondazh i fundit i 300 personave të teknologjisë në Silicon Valley zbuloi se 49% thanë se prisnin që një rajon jashtë zonës së Gjirit të San Franciskos të bëhej qendra e re e inovacionit. Një raport mbi sondazhin, i hartuar nga Grupi Brunswick, tha se shumica e punonjësve të teknologjisë rreth 74% prisnin që Kina të bëhej një “kërcënim” konkurrues ndaj Silicon Valley në industrinë e teknologjisë në pesë vitet e ardhshme.

Lexoni: Çfarë po bën Silicon Valley që njerëzit të jetojnë më gjatë?

Grupi Brunswick tha se, ndërsa po krijohen më shumë vende pune në teknologji, rreth gjysma e të anketuarve e kishin më të vështirë për të gjetur dhe për të rekrutuar talentin tani se sa një vit më parë. Kjo vjen si rezultat pasi brezi i ri i punonjësve të teknologjisë janë duke kërkuar jashtë Silicon Valley për punë – 41% e 18 – 34-vjeçarëve të anketuar thanë se kishin planifikuar të largoheshin nga Bay Area në vitin e ardhshëm.

Pavarësisht nga një rënie e parashikuar në talentin e teknologjisë dhe rritja e konkurrencës së industrisë, Silicon Valley është ende optimist për të ardhmen. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se pritet që kompanitë e tyre të rriten dhe rreth gjysma mendojnë se ditët më të mira të Silicon Valley janë ende përpara.

Mund të lexoni më poshtë sondazhin e plotë të grupit Brunswick:

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0