Si të ndërtosh vetëbesimin dhe të përgatitësh veten për të patur sukses në jetë? - Business Magazine Albania

Si të ndërtosh vetëbesimin dhe të përgatitësh veten për të patur sukses në jetë?


A i merrni parasysh mendimet e të tjerëve?

A qëndroni vazhdimisht në zonën tuaj të komfortit nga frika e dështimit?

A iu druheni gabimeve dhe më pas i mbuloni ato në mënyrë që askush tjetër të mos i zbulojë?

A ndiheni sikur doni mirënjohje të vazhdueshme për sukseset tuaja që të ndiheni të vlerësuar?

Apo thjesht e gjeni të vështirë t’i pranoni komplimentat?

Vetëbesimi është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë, por për shumicën prej nesh kjo mund të bëhet një pengesë për jetën tonë të përditshme.

Nëse u jeni përgjigjur me po të gjitha pyetjeve të mësipërme, kjo do të thotë se akoma duhet të punoni në forcimin e vetëbesimit tuaj. Dhe çelësi për tejkalimin e vetëbesimit të ulët është të kuptuarit se çfarë është ai dhe gjetja e mënyrave për ta luftuar atë kokë më kokë.

Diferenca midis vetëbesimin dhe vetëvlerësimin

Shumë njerëz nuk mund të bëjnë diferencën mes këtyre dy koncepteve. Ndërsa ato mund të duken të ngjashme, ka ndryshime rrënjësore mes vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

Vetëbesimi ka të bëjë me aftësinë për të besuar në vetvete dhe mënyrën sesi ne përballemi me sfidat apo situatat e vështira. Vetëvlerësimi është vlerësimi konjektiv dhe emocional ndaj vetes tonë në lidhje me vlerat tona.

Të dyja këto jo gjithmonë shkojnë dorë për dore. Dikush me shumë vetëbesim mund të ketë vetëvlerësim të ulët. Një shembull tipik i kësaj do të jetë një interpretues, i cili mund të qëndrojë në skenë para mijëra njerëzve, por që shkatërron veten me alkool dhe drogë prapa dyerve të mbyllura.

Niveli i vetëbesimit tregon sesa të suksesshëm jeni

Vetëbesimi është i rëndësishëm kur është fjala për të mësuarit dhe aftësitë tona. Vetëbesimi jonë mund të ndikojë në punën tonë dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe është një tregues shumë më i fortë i suksesit sesa vetëvlerësimi.

Dhe kjo është për shkak të asaj që ne besojmë se është e vërtetë për veten tonë. Besimet tona ndikojnë shumë në atë që ne mendojmë se jemi të aftë të bëjmë. Me fjalë të tjera, mentaliteti është një përcaktues shumë i madh në vetëbesimin që ne kemi.

Si mund të ndërtojmë vetëbesimin tonë?

Ka shumë mënyra sesi ne mund të ndërtojmë vetë-besimin tonë më poshtë janë disa truke të mira që ne mund të aplikojmë në jetën tonë të përditshme.

Shtiruni derisa ta arrini atë

Nëse keni vetëbesim të ulët atëherë këshillat e “të qenit vetvetja’ mund të jenë të dëmshme. Ky është momenti ku vetëbesimi i rremë mund t’iu ndihmojë të ecni përpara me sukses. Duke i kushtuar vëmendje mënyrës se si doni të paraqesni veten para të tjerëve mund të zbuloni se kjo është një mënyrë e mirë për të vepruar.

Ndonjëherë është më e lehtë për të ndryshuar nga jashtë, brenda – me fjalë të tjera, kur fillojmë të veprojmë në një mënyrë të sigurtë në vetvete, kjo gjë mund të bëhet më familjare dhe ne mund të fillojmë të shohim rezultate pozitive.

Çdo gjest i juaji ka rëndësi

Gjuha e trupit është një mënyrë e rëndësishme për të përcjellë vetëbesim. Kur kemi vetëbesim të ulët ajo mund të bëhet e dukshme në mënyrën se si ne fizikisht e mbajmë veten tonë. Flisni më me ngadalë, duke marrë kohë që të mendoni për atë që doni të thoni dhe kontakti me sy do të japë përshtypjen e vetëbesimit.

Vishuni me vetëbesim

Studimet kanë treguar se ajo që iu vishni mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën sesi ndiheni dhe veproni. Kur vishni rroba, të cilat ju bëjnë të ndiheni me vetëbesim mund të ndryshojë qëndrimin dhe këndvështrimin tuaj në situatat stresuese.

Ndryshoni mentalitetin tuaj

Mendësia është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për vetëbesimin. Njerëzit me besim ne vetvete përqëndrohen më shumë në mendimet dhe rezultatet pozitive sesa në ato negative. Mundohuni të ndryshoni perspektivën tuaj të të menduarit – përqëndrohuni në bollëk dhe jo në mungesa. Duhet të dini se rezultati nuk pasqyron domosdoshmërisht aftësitë tuaja.

Festoni fitoret e vogla

Njerëzit me vetëbesim të ulët kanë tendencën që t’i krijojnë vetes shume presion. Sekreti për të krijuar më shumë vetëbesim është fokusimi në hapat e vegjël që ne ndërmarrim. Drejtohuni më shumë drejt fitoreve të vogla dhe festojini ato, pasi kjo do iu ndihmojë të kuptoni sesa larg keni arritur. Në thelb, bëhuni vetë nxitës i tifozëve tuaj.

Shihni sesi mund të bëheni më të mirë

Duke fituar një aftësi të re si psh. mësimi i një gjuhe të huaj mund t’iu ndihmojë në ndërtimin e vetëbesimit tuaj. Përmirësimi dhe progresi, instiktivisht do të reflektojë mënyrën sesi e shihni veten në drejtimin e aftësive tuaja. Ajo gjithashtu mund t’iu ndihmojë të qartësoni mendjen, duke bllokuar çdo gjë shqetësuese që mund të lindin nga fusha të tjera të jetës tuaj.

Pra, mos harroni se ndërtimi i besimit në vetvete është një kombinim i mentalitetit dhe ndryshimeve të modeleve tona të dëmshme të sjelljes. Por çelësi është të dish se vetëbesimi i ulët mund të tejkalohet.

burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0