Si të ndalojmë emigracionin?! Investimi në arsim, zgjidhja më e mirë, sipas sipërmarrësit Sokol Kraja - Business Magazine Albania

Si të ndalojmë emigracionin?! Investimi në arsim, zgjidhja më e mirë, sipas sipërmarrësit Sokol Kraja

25 vite përvojë sfida dhe suksese, madje edhe rritja e sipërmarrjes së tij në një periudhë pandemie nuk e orientojnë bisedën e z. Kraja drejt çështjeve të kompanisë së tij. “Kraco” është markë “Made in Albania” që e gjeni në supermarketin e lagjes tuaj, por edhe nëse ndaloni në autogrilët e Italisë, në supermarketet franceze e shumë shtete europiane e madje edhe në baret e aeroportit “Charles de Gaulle”.

Nëse jetoni në Francë, fëmijët tuaj konsumojnë në çokollatën KRACO dhe produkte të kësaj kompanie. Por, shqetësimet e z.Kraja nuk lidhen me tregun europian, sa do sfidues është ai ne vetvete. Tregjet sot janë bërë të ashpra. Hapja i ka bërë shtetet më protektive dhe vendet e mëdha kanë mekanisma për të mbrojtur më mirë sipërmarrjet e tyre.

Kompania e krijuar në vitit 1997 (gati 25 vite në treg), eksporton në dhjetëra vende të botës dhe punon me rreth 200 furnitorë nga tregje të huaja. Epiqendra e të gjitha këtyre lëvizjeve është Shqipëria, duke i mundësuar emrin shqiptar.

Z.Kraja është Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë si dhe Konsull Nderi i Republikës së  Letonisë në Shqipëri.

Ai e pranon se nuk është e lehtë të tregtosh jashtë, pasi brandin Made in Albania nuk e bën vetëm produkti. “Shtetet europiane kanë paragjykime për produktet shqiptare, ashtu si edhe ne kemi për produktet nga vende të ndryshme. Brandi është pasqyrë e politikës, kulturës, artit të një vendi. Atij i jep vlerë çdo gjë, historia, bregdeti, imazhi i një vendi”. Si shembull sjell Italinë. Po të mendojmë, çdo produkt italian ne e asociojmë me kulturën e atij vendi, na vjen në mendje muzika,moda, arkitektura, Roma e Lashtë, madje edhe mafia.
“Sot çdo gjë është imazh. Sot shet imazhi”, thotë Kraja. Dhe për këtë, ai sjell dy shqetësime me të cilat po përballet tregu vendas, shqetësime që duan vëmendje dhe zgjidhje urgjente: Emigracioni dhe investimi në arsim.

Lexo: Mimoza Vojka Emanuels, sipërmarrësja që rriti vertikalisht prodhimin në kulmin e pandemisë, për kompaninë e saj dhe 7 kompani të tjera

Ne po humbasim shumë popullsi dhe kjo është një thikë që hap plagë në shoqërinë shqiptare. Humbja e popullsisë do të thotë më pak konsumatorë, më pak treg, më pak të ardhura per kompanitë dhe më pak taksa të derdhura në arkën e shtetit. Ikja e të rinjve, pikërisht në kohën kur janë gati për tregun e punës, është një humbje e thellë për kombin, sipas z.Kraja. Për shkak të këtij emigracioni kompanitë po rrudhen. Rrugëdalja për kompanitë është të tregu jashtë kufinjëve, çka nënkupton të jesh konkurrues në tregjet e huaja nëpërmjet cilësisë dhe çmimit

“Vendi ynë ka një demokraci adoleshente në të gjitha kuptimet. Kompanitë shqiptare kanë 20-25 vite. Demokracia shqiptare ende nuk ka mbushur 30 vite dhe jemi adoleshentë në politike, demokraci,drejtesi, biznes, mentalitet, maturitet”, thotë ai.

Duke pasur parasysh se, çdo kompani ka fytyrën e pronarit të saj dhe se niveli i lidershipit të një organizate është niveli maksimal që mund të ariijë organizata, ai vlerëson se sa më i formuar dhe sa më kulturë europiane të ketë sipërmarrësi, aq më i lartë është niveli i organizatës që ai drejton.

Për z.Kraja, pengesë e madhe është mungesa e orientimit të shoqërisë sonë drejt biznesit. Hollanda, Franca e shumë vende të tjera e kanë të bazuar zhvillimin e tyre shoqëror në fitim,pasi fitimi riinvestohet duke sjellë zhvillim  ndërsa  si shoqëri dhe si shtet  i japim ende prioritet asistencës sociale.

Por, krahas nxitjes së sipërmarrjes, z.Kraja mendon se ne duhet të çojmë fokusin drejt shkollave.

“Shkolla është një nga investimet më të mira që bën një komb. Shumë shtete po marrin studentë të huaj. Anglia apo Hollanda e kanë kthyer arsimin në një industri eksportuese. Kështu duhet ta shohim edhe ne”.

Një orientim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm për ne, si për të përmirësuar bilancin e eksporteve, edhe për të krijuar antidotin e emigracionit.

“Ekonomia shqiptare duhet të hedhë sytë tek eksporti. Aktualisht jemi një shoqëri konsumuese që po qarkullojmë paratë brenda vendit dhe kemi një deficit të vazhdueshëm tregtar. Duke qenë ekonomi konsumiste, eksporti do të na mundësojë të sjellim euro në tregun shqiptar”, thotë ai.

Kjo duhet të ecë përkrahë fuqizimit të shkollave dhe universiteteve. Sipas tij, “nevojtet fokus tek universitetet, me degë me profil ndërkombëtar, ku mësimi zhvillohet në anglisht në mënyrë që të sjellim studentë të huaj nga vende më të varfëra se Shqipëria për t’u shkolluar në Shqipëri”.

Ai i sheh si politikë të dëmshme antikombëtare kompanitë që rekrutojnë punëtorë për t’i çuar jashtë Shqipërisë.

“Është për të ardhur keq që publikohen në media hapjet e llotarive të shteteve të huaja për rekrutim punonjësish. Rekrutimet drejt vendeve të huaja janë zhvilluar në masë dhe kjo është një dhimbje për vendin”, thotë z.Kraja. Orientimi drejt investimeve afatshkutra, pa vizion dhe madje investime të gabuaja është një tendencë plotësisht shqiptare. Për këtë ai kujton fakti se PBB e vendit parashikohet të rritet 6% sipas burimeve zyrtare, po aq sa ekonomia e Serbisë. Ndryshimi është se rritja në vendin tonë vjen nga ndërtimi ndërsa në Serbi nga prodhimi…

Shpresa e vetme, deri në një fokus real në arsim, shkencë dhe esporte, mbetet turizmi, ku Kraja sheh një rritje të angazhimit të sipërmarrjeve private për të ofruar cilësi dhe standard.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0