Si të motivoni ekipin tuaj në kohë të vështira? - Business Magazine Albania

Si të motivoni ekipin tuaj në kohë të vështira?


Ekspertët parashikuan se Gjermania do të fitonte ndeshjen në fazën e grupeve në Kupën e Botës 2018 me Meksikën. Në fund të fundit, skuadra kombëtare gjermane e futbollit u rendit e para, fitoi Kupën e Botës herën e fundit dhe është e dyta pas Brazilit që ka fituar më shumë tituj.

Megjithatë Meksika në 90 minuta ndeshje mposhti Gjermaninë, 1-0.

Lexoni: Teknika e përdorur nga trajneri i Anglisë që çoi ekipin në Kupën e Botës, të cilën mund ta përdorësh edhe ti

Dhe përgjatë rrugës, trajneri i Meksikës, Juan Carlos Osorio, ofroi këto këshillë për çdo udhëheqës, i cili kërkon të frymëzojë ekipin e tij në situatat sfiduese:

  1. Vendosni një strategji, sigurohuni që secili anëtar i ekipit të kuptojë se çfarë të bëjë dhe pastaj qëndrojini planit tuaj. Siç shkroi Rory Smith në The New York Times, “Për gjashtë muaj, Osorio punoi një plan vetëm për këtë lojë. Ai e dinte saktësisht se çfarë donte të bënte, e dinte saktësisht se si Meksika mund të mundte Gjermaninë.”
  2. Mos jini konservator vetëm, sepse konkurrenca është e vështirë. Andrew Keh në Times ka shkruar: “Meksika do të kishte pak arsye për t’u shqetësuar nëse do të luante në mënyrë konservatore.” Por Osorio njoftoi qëllimet e tij haptazi në një konferencë për shtyp natën para ndeshjes. “Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne kemi stilin tonë në ekipin kombëtar meksikan dhe do të vazhdojmë me të.”
  3. Inkurajoni anëtarët e ekipit të luajnë sikur do të fitojnë, edhe kur shanset janë kundër tyre. Osorio i tha ekipit të tij “luani për dashurinë ndaj fitores, jo për frikën ndaj humbjes.”
  4. Punoni me pikat e forta të çdo anëtari të ekipit. Osorio i drejtoi lojtarët e tij të talentuar që të punonin në gjërat që ata bënin më së miri. Për shembull Osorio vendosi Miguel Layun, të Sevillas, si një mesfushor sulmues, duke e udhëzuar atë që të niste kundërsulmet e shpejta në mënyrë që të mund të ekspozonte mbrojtjen e Gjermanisë.”
  5. Jepni më të mirën tuaj dhe kërkoni nga anëtarët e ekipit që të bëjnë më të mirën e tyre.

Lexoni: Përse ju duhet një ekip për të qenë të sukesshëm?

Sulmuesi Javier Hernandez tha, “Ne duhet vetëm t’i bindemi urdhrave të tij. Nëse ai na thotë:” Hidhuni me kokë për të ndalur topin, “ne do ta bëjmë atë, sepse ne jemi me të”.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0