Teknika e përdorur nga trajneri i Anglisë që çoi ekipin në Kupën e Botës, të cilën mund ta përdorësh edhe ti - Business Magazine Albania

Teknika e përdorur nga trajneri i Anglisë që çoi ekipin në Kupën e Botës, të cilën mund ta përdorësh edhe ti


Është e rrallë që një ide e re të vijë nga askundi. Ja se si gjenitë vijnë me zgjidhje inovative.

Një trajner futbolli mund të mësojë shumë për të fituar një ndeshje duke parë basketboll. Kjo është filozofia që drejton Gareth Southgate, trajneri për ekipin e Anglisë në Kupën e Botës. Duke kombinuar idetë nga fusha të ndryshme Southgate ka ndihmuar Anglinë të ecë përpara në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1990.

Një artikull në Wall Street Journal zbuloi strategjinë e Southgate. Ajo që artikulli nuk përmendi është se formula është një truk i provuar me kohë dhe i provuar shkencërisht që gjenitë përdorin për të ardhur me ide kreative. Ajo ka funksionuar edhe për Steve Jobs.

Lexoni: Si Steve Jobs mashtroi një sallë plot me njerëz dhe ndryshoi botën?

Mësoni nga rregullorja e NBA-së

Artikulli fillon me Southgate ulur mes Pelicans të New Orleans dhe Timberwolves të Minnesota. Trajneri ishte kurioz për mënyrën se si lojtarët e NBA-së krijonin hapësirën e sulmit rreth koshit, duke menduar se mund të “vidhte” idetë për lojën e vendosur në një fushë futbolli si goditjet e këndit dhe goditjet e lira.

Siç rezultoi, Southgate gjeti një ngjashmëri dhe strategjia e tij u pagua me fitoret e Anglisë në Kupën e Botës kundër Panamasë dhe Suedisë. Në një sekuencë vizuale, artikulli përshkruan hap pas hapi se si skuadra angleze “përdor një strategji të grabitur drejtpërdrejt nga një rregullore basketbolli” për të përqafuar fitoret e saj më mbreslënëse.

Idetë kreative rrallë vijnë nga askund. Shpesh liderët krijues kombinojnë ide nga fusha të ndryshme dhe i zbatojnë ato në detyrën ose problemin që po përpiqen të zgjidhin. Disa studiues e quajnë atë “asociacion”, aftësinë për të lidhur idetë nga fusha të ndryshme. Steve Jobs thjesht e quajti atë “lidhje të gjërave”.

Shikoni jashtë fushës tuaj për frymëzim

Jobs dikur tha: “Artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhënj vjedhin.” Ai kishte të drejtë. Ai nuk do të thotë “vidhni” në kuptimin e parë. Në vend të kësaj, Jobs besonte se sipërmarrësit duhet të kërkojnë jashtë fushës së tyre për frymëzim.

Në vitin 2015, një grup shkencëtarësh europianë zhvilluan një eksperiment. Ata intervistuan qindra ndërtues, marangozë dhe patinatorë. Të tre kategoritë u zgjodhën, sepse ndërsa ato janë fusha krejtësisht të ndryshme, ndajnë një problem analog: si t’i inkurajojnë njerëzit të përdorin pajisje sigurie për të parandaluar dëmtimet.

Lexoni: Steve Jobs e pushon nga puna, por ai hap kompaninë e tij

Studimi zbuloi se njerëzit që janë më të hapur për të kërkuar jashtë fushës së tyre për zgjidhje kreative dalin me idetë më të mira. Në të vërtetë, duke qëndruar i mbërthyer në fushën e ekspertizës tuaj, bllokon në të vërtetë procesin krijues. Udhëheqësit e mëdhenj janë të mëdhenj, sepse dalin me zgjidhje të reja për problemet që hasin. Dhe zgjidhjet e reja gjenden shpesh në fusha që duken të ngjashme, por në thelb të ndryshme, nga ajo ku punoni.

Në të njëjtën mënyrë, Steve Jobs gjeti ide analoge në fusha të ndryshme – si kombinimi i kaligrafisë dhe informatikës për të krijuar Macintosh. Gareth Southgate gjeti një situatë të ngjashme ose “analoge” midis gjuajtjeve të këndit në futboll dhe metodës “pick-and-roll” në basketboll. Duke adaptuar ide nga jashtë fushës së tij, Southgate mundi të krijojë një mundësi për ekipin kombëtar anglez që të jetë më i suksesshëm se sa kanë qenë ndër dekada.

Momentet “eureka” nuk ndodhin duke menduar më shumë rreth një problemi; ato ndodhin duke rishikuar plotësisht problemin. Herën tjetër që përballeni me një problem të bezdisshëm, mos kopjoni atë që një person apo kompani tjetër po bën në industrinë tuaj. Në vend të kësaj, vidhni idetë jashtë fushës suaj.

*The pick and roll – në basketboll është një lojë ofensive në të cilën një lojtar krijon mundësinë që një anëtar i ekipit të marrë topin dhe pastaj të lëvizë drejt koshit për të marrë një pasim.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0