Si të menaxhoni një punonjës me sjellje të keqe? - Business Magazine Albania

Si të menaxhoni një punonjës me sjellje të keqe?


Një punonjës që ankohet vazhdimisht është i tolerueshëm nëse ja bëni të qartë që sjellja e tyre është e papranueshme dhe t’i jepni udhëzime që të ndryshojnë qëndrimin.

Të kesh një person me qëndrim të keq në ekip është e tmerrshme për moralin e ekipit, e keqe për shërbimin ndaj klientit, zvogëlon produktivitetin dhe ngadalëson performancën në ekip.

Lexoni: 3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni

Nëse jeni në një rol udhëheqës, ja si funksionon. Ekziston një gabim i madh që bëhet, sepse kur është fjala për menaxhimin e performancës, ju nuk mund t’u mësoni qëndrimin punonjësve tuaj.

Pse?

Ja disa arsye.

  • Qëndrimi është shumë i paqartë dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë në parim kjo. Si e përkufizojmë “qëndrimin pozitiv”? Përkufizimi i të gjithëve mund të jetë i ndryshëm.
  • Shumica e njerëzve nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk duan të ndryshojnë.
  • Qëndrimi nuk mund të matet kështu që si ta kuptojmë kur dikush bëhet më i mirë?
  • Shumica e njerëzve me qëndrime të këqija mendojnë se qëndrimi i tyre është shumë i mirë dhe pyesin veten pse duhet të merren me të tjerët.

Por nëse ky është problemi, si ta zgjidhni atë?

Përgjigja nuk është që ju të menaxhoni qëndrimin e tyre, por të menaxhoni sjelljen aktuale. Pse sjelljen? Mbani mend se sjellja nga një anëtar i ekipit mund të matet, vërehen dhe është e prekshme. Le të themi, për shembull, që ju keni një punonjës, i cili është i pasjellshëm me kolegët e tjerë të ekipit. Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një problem qëndrimi, por në këtë rast, është një çështje e sjelljes.

Nëse ky punonjës është në një takim dhe rrotullon sytë dhe mërmërit kur dikush tjetër është duke folur, kjo është një sjellje e papërshtatshme. Kur ai zakonisht shfaqet në 20 minuta vonesë për një mbledhje ekipi, kjo është sjellje e matshme e papërshtatshme. Dhe kur ai dërgon një email që është i mbushur me mllef për anëtarët e tjerë të ekipit kjo është sjellje e dukshme e papërshtatshme.

Duhet të përcaktojmë standardet e sjelljes. Ju rekomandoj fuqishëm që të mblidhni ekipin e punonjësve dhe kërkojuni atyre të zhvillojnë standarde të sjelljes.

Lexoni: Mos punësoni njerëzit më të kualifikuar, punësoni njerëzit më të çmendur

Organizatat e klasit botëror si Disney, Ritz Carlson, Zappos, Seals Marine dhe Marriot të gjithë kanë standarde shumë të qarta të sjelljes.

Organizatat duhet të kenë standarde për sjelljen me:

  • Klientët
  • Menaxhimin
  • Shitësit
  • Furnizuesit
  • Komunitetin

Standardet zbatohen për të gjitha ndërveprimet personalisht, me shkrim dhe mbi të gjitha teknologjitë. Të gjitha standardet duhet të jenë të dukshme, të prekshme ose të matshme.

Pasi të kemi standardet e sjelljes me shkrim, atëherë mundemi:

  • T’i trajnojmë të gjithë me standardet e reja
  • T’u shpjegojmë se si do t’i zhvillojmë ato
  • T’u shpjegojmë pse këto standarde janë me vend
  • T’u flasim për organizatat e klasit botëror që i kanë ato
  • T’u shpjegojmë se si do ta ndihmojnë organizatën
  • T’u tregojmë njerëzve se çfarë pritet prej tyre me standardet
  • T’u tregojmë atyre shpërblimet e takimit ose tejkalimin e standardeve
  • T’u tregojmë atyre pasojat nëse nuk i përmbushin standardet

Tani le të kthehemi tek punonjësi i mësipërm. Sapo të kemi standardin e sjelljes për të, ne mund ta mbajmë atë nën kontroll. Nëse ai del jashtë kufijve, ne mund t’i tregojmë atij standardet, të shpjegojmë pse sjellja nuk ishte e përshtatshme dhe të fillojmë ta bëjmë përgjegjës ndaj tyre.

Çfarë është interesante kur filloni të menaxhoni njerëzit për të ndryshuar sjelljen dhe për t’i mbajtur ata të përgjegjshëm? Sjellja e tyre shpesh ndryshon dhe kjo mrekullisht përmirëson qëndrimin e tyre.

Lexoni: Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?

Nëse nuk ndryshon atëherë mund ta pushoni nga puna, pasi do të prishë ekuilibrat për pjesën tjetër të ekipit dhe kompanisë. Ju nuk do të donit një grup punonjësish të acaruar për situatën që ky person krijon dhe ju nuk po mundeni ta menaxhoni, apo jo?

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0