Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?

Si të dalloni se punoni për një shef të tmerrshëm?


Historia e shefit të tmerrshëm nuk ka nevojë për Na ishte njëherë… të gjithë e kemi patur një të tillë.  Sjelljet e tij pasojnë në konflikte, demotivim, zvarritje të punës dhe pasoja të tjera negative për punonjësit që në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në financat dhe performancën e organizatës.

Një shef i keq dëmton rëndë shëndetin tuaj!! Por si ta kuptoni që po punoni për një të tillë? Mos prisni sa t’ju fillojë migrena apo ndonjë sëmundje tjetër më e rëndë, por lexoni më poshtë disa nga sjelljet karakteristike të një shefi të tmerrshëm:

1. Ata vjedhin vëmëndjen.

Skuadra bën një punë të shkëlqyer dhe e realizon atë në afatin e duhur. Klineti mahnitet. Dhe… menaxheri mer të gjithë meritat për punën e bëtë. Asnjë falenderim për skuadrën, asnjë festë për suksesin e arritur, asnjë vlerësim për kontributin e dhënë nga çdo pjesëtar. Ky lloj menaxheri vjedh dritën, dhe kur kjo ndodh morali i skuadrës bie.

2. Ata kanë tendenca narcisiste.

Një menaxher patologjikisht narcisist mund të prishë karrierën e një punonjësi. Joseph Burgo, autori i ‘Narcisti që Ti Njeh’, thotë se ky person shpesh përdor përbuzjen për t’i bërë të tjerët të ndihen si humbës, duke e trajtuar veten si fitues. Ai ul vlerat e produktit tuaj të punës ose tallet me ju në mbledhje. Ai do t’ju bëjë të dyshoni te vetja duke ulur vlerën tuaj përballë punëdhënësit tuaj.

3. Ata janë duke kërkuar vetëm numrin një.

Harrojeni misionin e përbashkët dhe organizimin e qëllimeve të ekipit. Ajo që ka rëndësi është performanca individuale dhe marrja e bonusit vjetor. Menaxherët me këtë qëndrim luajnë për emrin në anën e pasme të fanellës dhe janë të shqetësuar vetëm për arritjet e tyre.

4. Ata lënë të burgosurit të drejtojnë burgun.

Nëse vendi juaj i punës ka arritur një gjendje toksike, ku kolegët kritikojnë njëri tjetrin pas krahëve, njerëzit janë duke u zhdukur, kolegët janë duke u kthyer kundër njëri-tjetrit dhe grupi i thashethemeve po bën fushatë fshehurazi për dështimin e dikujt, menaxherët tuaj kanë humbur kontrollin e “burgut”. Kjo lloj situate tregon një mungesë totale të aftësisë në rolin e privilegjuar të udhëheqjes. Do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë.

5. Ata janë komunikues të tmerrshëm.

Për këtë kategori të menaxherëve, komunikimi i qartë është i rrallë dhe shpesh rezulton duke thënë një gjë të hënën dhe duke ndryshuar drejtimin deri të mërkurën. Është rasti klasik i “dorës së djathtë nuk e di se çfarë po bën dora e majtë”. Të punosh për një person të tillë, ka efekte anësore. Një studim i rëndësishëm që përfshinte më shumë se 3,100 meshkuj gjatë një periudhe 10-vjeçare, zbuloi se punonjësit që kishin menaxherë që nuk ishin komunikues (së bashku me tre tipare të tjera) kishin 60% më shumë shanse për të pësuar një atak në zemër ose gjendje tjetër kardiake kërcënuese për jetën.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0