Si të krijoni në çast rrjetin tuaj të marrëdhënieve me këdo që takoni?

Si të krijoni në çast rrjetin tuaj të marrëdhënieve me këdo që takoni?


Se si komunikojmë në jetën e përditshme përcakton eksperiencat tona në jetë. Ajo influencon se sa para bëjmë, çdo marrëdhënie që kemi dhe se çfarë bëjmë me karrierën tonë.

Frytet tona mund të jenë të limituara nëse nuk jemi të aftë të prezantojmë produktin tonë një klienti, të kërkojmë për një rrogë të dëshiruar në një intervistë ose të kërkojmë një rritje në menaxhim. Nga ana tjetër, thellësia e marrëdhënieve tona do të jetë e kufizuar nëse nuk kemi besimin për t’iu përqasur njerëzve të rinj ose të kemi aftësinë të zgjidhim konfliktet dhe të shprehim veten tonë.

Prapëseprapë, sa shpesh e praktikojmë ne këtë art? Pjesën më të madhe të kohës ne tentojmë ta anshkalojmë dhe të mësojmë gjatë rrugës sonë. Për fat të keq, përgjatë jetëve tona, pjesa dërrmuese zgjedhim disa zakone shkatërruese, paçka se në forma të lehta, të cilat mund të shkatërrojnë bisedat. Dhe problemi më i madh është se ne mendojmë se disa nga zakonet që praktikojmë janë taktika të mira komunikimi.

Të kuptoni se si sjellja njerëzore lidhet me biznesin tuaj në mënyrë soecifike mund të jetë një avantazh i madh. Këto janë këshillat që ju ndihmojnë të lidheni në çast me këdo që takoni:

1. Truri njerëzozr zgjedh sugjerimet e lehta

Kur dikush po flet, subkoshienca është duke vëzhguar nëse njerëzit janë të interesuar për atë që po flitet apo jo. Është një mekanizëm mbrojtjeje me anë të cilit ne sigurohemi që nuk do të turpërohemi ose lëndohemi nga ambjenti. Truri ynë do të shikojë çdo gjë që nga gjuha trupore, gjestet faciale deri te fjalët e shqiptuara.

Kur dëgjoni dikë, sytë tuaj nuk duhet kurrë të shikojnë tutje për më shumë se pak sekonda. Momentin që filloni t’i ngulni sytë te njerëzit e tjerë, po e sabotoni bisedën. Kjo e bën bashkëbiseduesin të mendojë se ajo çfarë thoni nuk është e rëndësishme dhe mund të jetë një goditje e fortë për vetëbesimin e tij/saj. Kini kujdes se si i shikoni të tjerët, një ide e mirë është të pyesni miqtë e afërt dhe familjarët nëse ka gjëra që kur ju i bëni që i “lëndon” ata, kur janë duke folur.

2. Mos e lidhni gjithçka me veten tuaj

Nëse jeni në një bisedë dhe dikush është duke folur, lëreni atë ta “zotërojë skenën.” Shumë njerëz ndihen se duke ua ndërprerë një histori dhe ta lidhni atë me jetën tuaj personale, është një mënyrë e mirë për të nxitur lidhjen. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë kur bëhet në mënyrë spontane, nuk ka gjë më stresuese kur tejkalohet caku.

Nuk mund të krijoni marrëdhënie besimi me dikë nëse ata ndihen se sa herë që nisin të flasin, ju do të hidheni për të folur duke i ndërprerë. Jo vetëm që u ndërpret fokusin dhe tërheq mbrapsht ‘investimin’ e tyre emocional në bisedë, por të vazhdoni të flisni do t’i bëjë ata hezituesë për të mos folur më fare.

3. Kujdes me komentet përmbushëse

Komentet përmbushëse janë gjërat tipike që ne themi për t’i treguar dikujt se po dëgjojmë, si për shembull, “yeah,” “oh super,” “interesante,” etj. Megjithatë kur njerëzit janë mësuar të shtiren sikur ju po i dëgjoni, mund të jetë shumë e dukshme dhe shpërqëndruese.

Në një ambjent ku na kërkohet të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë, të gjithë jemi mësuar ta bëjmë këtë deri në njëfarë pike. Megjthatë nëse askush nuk jua ka tërhequr vëmendjen për këtë gjest, mund të mos e kuptoni kurrë se sa mungesë respekti tregon për personin tjetër. Si një rregull i përgjithshëm: Dëgjojini gjithmonë të tjerët, në të njëjtën mënyrë që prisni që t’ju dëgjojnë edhe juve.

4. Mos u hiqni se dini gjithçka

Kur flasim me të tjerët, shpeshherë duam të tregojmë se jemi të edukuar dhe të gjithëditshëm. Për disa njerëz është e vështirë të pranojnë se po mësojnë diçka të re për herë të parë. Shumë lidera e kanë të vështirë të marrin këshilla, spse mendojnë se ata duhet t’i dinë të gjitha dhe duhet të jenë ata që të japin këshilla.

Nga ana tjetër, shumica e punonjësve janë të “etur” për të treguar veten, ndaj nuk tentojnë të ekspozojnë ndonjë dobësi të tyren. Gjithsesi, ne të gjithë kemi qenë pjesë e bisedave ku mendojmë se po sjellim diçka të rëndësishme në fokus, vetëm për të parë se si bashkëbiseduesi do ta marrë vesh prej nesh.

Nuk ka rëndësi titulli që mbani apo eksperienca, nëse doni të krijoni marrëdhënie me dikë ose të influenconi, ju duhet t’i bëni të ndihen të vlerësuar. Në librin e tij, Si të fitoni miq dhe të influenconi njerëz, numri 9 i propozimeve të Dale Carnegie-t është si vijon: “Bëjeni personin tjetër të ndihet i rëndësishëm dhe bëjeni me sinqeritet.” Kur e lini dikë të kuptojë se për ju ai person mbart vlera, kjo i bën të ndihen mirë dhe i aftëson që të hapen më tepër. Kështuqë kini kujdes me egon tuaj dhe mundohuni të rreshtni së kontrolluari sjelljen tuaj.

5. Planifikoni paraprakisht

Nëse jeni një person që nervozohet ose ngec gjatë bisedave, planifikojini pyetjet tuaja në avancë. Kjo nuk është për të automatizuar ndërveprimet tuaja dhe t’ju kthejnë në robot. Kjo është për t’ju çliruar mendjen, kështu pra ju mund të ndiheni rehat, të ndiheni konfidentë dhe të shijoni një bidesë që rrjedh normalisht.

Ju mund të bëni çfarëdolloj bisede duke bërë pyetjet e duhura. Ndaj përgatitni 3 pyetje të hapura, që provokojnë mendimet për çdo situatë të mundshme në të cilën mund të ndodheni. Ju duhet t’i ndani ndërveprimet e mundshme në:

A. Evente rrjetëzimi ose oportunitete potenciale për biznes
B. Takime të reja në evente sociale
C. Njohje me miq të rinj

Çelësi është të bësh pyetje që nuk cënojnë privatësinë ose konfidencialitetin, por të bësh ato lloj pyetje që e bëjnë bashkëbiseduesin të ndalë dhe të refllektojë pak në lidhje me përgjigjien. Pjesa më e bukur është se jo vetëm do ta bëjë bisedën më interesante, por do të mbaheni mend më shumë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0