Nga Roi Shinberger
Bussines Development Manager
Ndërsa bota është më globale, i tillë është kthyer edhe të bërit biznes dhe para në Shqipëri. Investitorët shqiptarë përveçse luftojnë fort që kompanitë në pronësi të jenë të parat në vend, tentojnë që të kenë copëzën e tyre edhe në aksionet e firmave të njohura anembanë planetit. Mbi supe ndërmarrin risqe, por kjo është pjesë normale e të bërit tregti. Një mënyrë e mirë që të zotërosh aksionet e një kompanie në SHBA, Francë, Gjermani, Kinë apo Afrikë të Jugut është nëpërmjet investimit në bursë. Nuk është e nevojshme që të udhëtosh me orë të tëra. Mjafton një kompjuter, internet dhe platforma e duhur. Në Shqipëri, prej më shumë se 1 viti operon www.trade.com. Nga dita në ditë kompania është rritur dhe ka afruar shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë të bëjnë të ardhura ekstra. Më poshtë tregohen 6 arsye se përse ia vlen të investoni në bursë.
Çfarë është trade.com?
Trade.com është një kompani e njohur, me degë në shumë vende të botës, prej më shumë se një viti me qendër edhe në Tiranë. Nëpërmjet platformës “on line” u mundëson klientëve të investojnë në bursat botërore dhe i asiston ata. Investim në bursë do të thotë të bëhesh pjesë e tregtisë botërore. Në çdo vend të botës ka kompani ku është e mundur që të bëhen investime në bursa. Madje edhe në vendet afrikane. Kjo është arsyeja se përse Trade.com zgjodhi që të jetë këtu. Shqipëria është në vend i virgjër në këtë aspekt. Pikë së pari, ne duam që t’i japim njerëzve njohuri se çfarë do të thotë të investosh në bursë dhe para. Investuesit tregtojnë ar, naftë, valutë të huaj në bursat botërore, pra bëhen pjesë e tregtisë botërore.
Çfarë është një investim në bursë?
Kompani si “Google”, “Apple”, “Amazon” me plot gojën themi se ndikojnë në botë. Një individ që ka dëshirë të investojë, nuk ka se përse të luftojmë kaq shumë të krijojmë diçka të jashtëzakonshme si “Google”. Ata mund të jenë pjesë e tyre. Nëse kemi 100$, 1000$ apo 10000$ mund të blejmë aksionet e tyre. Dakord, ne nuk mund të jemi zotëruesë të proporcioneve të larta të kompanisë, mbase as 1%, mbase as 0.1%, por gjithsesi kjo pak pjesëz e jona do të rritet në vlerë nëse “Google” vazhdon të ketë sukses. Dakord, ka risk të dështosh. Por edhe kur ti hap një dyqan syzesh në Tiranë rrezikon të dështosh. Harxhon mijëra euro për qiranë, materialet, arredimin. Kur e hap nuk do të thotë se e ke fitimin garantuar. Ky është risk që ti e merr mbi supe. Ndonjëherë, biznesi i investimit në bursë mund të jetë më i mirë, sepse ti nuk e shpik botën, thjesht bëhesh pjesë e saj. Pastaj ne u tregojmë klientëve se si të menaxhojnë riskun.
Punë e plotë ose të ardhura ekstra
Ky aktivitet nuk do t’ju harxhojë shumë kohë. Thjesht bëni investimin dhe mund ta mbyllni kurdo që dëshironi. Ka mekanizma mbrojtës në këtë punë. Nuk ke pse ruan kur një fuçi nafte të shkojë p.sh. e zëmë 35$. Ka mekanizma që të vijnë në ndihmë. Ti nis tregtimin dhe kur fuçia e naftës ulet nën koston 35$ gjithçka mbyllet. Qëllimi yt u realizua.
Kompania është 100% e sigurt
Është e vërtetë. Duhet që të jeni të qetë me ne. Kompania jonë është e njohur ndërkombëtarisht dhe ne kemi marrë licencën nga CySec (Agjencia e rregullatorit financiar të Qipros) për të operuar në BE dhe këtu në Shqipëri. Për më tepër që jemi pajisur nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri) me licencë lokale. Për të marrë licencën nga institucionet e huaja ne kemi depozituar shuma të mëdha financiare si garanci. Edhe nëse kompania do të ketë probleme, autoritetet rregulluese me garancinë e lënë, do të shlyejë të gjitha detyrimet e klientëve tanë. Pra jeni 100% të mbrojtur.
Trade.com do t’ju qëndrojë afër
Ne kemi agjentë të rikuperimit, specialistë të investimit në bursa që kanë për detyrë të asistojnë klientin. Qëllimi jonë është që ta mësojmë klientin, t’i tregojmë mundësitë që ka, e në fund është ai që vendos. Pra ne jemi këshilluesë të tij. Jeta është e mbushur me rreziqe. Në fund të ditës ne duam t’i tregojmë atij: shiko ky veprim që do të bësh është më me rrezik, se sa një tjetër investim. Ose limitojmë rrezikun, përdor opsionet e platformës në mënyrë që të kesh më shumë shanse fitimi. Pra detyra jonë është të japim dije dhe para për klientët. Jemi duke u përgatitur për të bashkëpunuar me universitetet që kanë degë ekonomie, që t’ju prezantojmë studentëve dukurinë e investimit në bursa.
Ku mund të na gjeni?
Të gjithë klientët e mundshëm mund të na kontaktojnë personalisht, ose nëpërmjet internetit. Zyrat e kompanisë sonë janë në zonën e “ish-Bllokut”, por të interesuarit mund të klikojnë edhe në www.trade.com/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.